BOTA

Hungaria dhe Sllovakia nuk do të kundërshtojnë që Rutten të bëhet shefi i ardhshëm i NATO-s

n.f Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 14:44
Hungaria dhe Sllovakia nuk do të kundërshtojnë që Rutten
Mark Rutte

HOLANDË- Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj që kryeministri holandez, Mark Rutte të bëhet shefi i ardhshëm i NATO-s, pas takimeve në Bruksel. Presidenti i Sllovakisë, më herët më 18 qershor, gjithashtu sinjalizoi mbështetjen e mundshme të vendit të tij.

NATO po kërkon konsensus midis 32 vendeve anëtare që dikush të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg në postin e shefit të aleancës, kur ai të largohet në muajin tetor. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Turqia kanë thënë se do të mbështesin kandidaturën e Ruttes.

Nëse konfirmohen raportimet se Hungaria dhe Sllovakia tani mbështesin kryeministrit holandez, Rumania do të mbetej pengesa e fundit. Të gjithë 32 anëtarët e aleancës ushtarake duhet të miratojnë një kandidat për mandatin katërvjeçar.

RTL News më 18 qershor citoi burime të paidentifikuara të kenë thënë se Budapesti "nuk e kundërshton më kandidaturën [e Rutte]" pas një takimi midis Rutte dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban në margjinat e një samiti të liderëve të BE-së.

Zëdhënësi i kryeministrit hungarez, Zoltan Kovacs konfirmoi në rrjetin social X se Orban dhe Rutte ishin takuar vonë më 17 qershor përpara samitit të BE-së, për t'u fokusuar në "çështjet dypalëshe dhe ndërkombëtare".

Gazeta holandeze NOS citoi zëdhënësin e Orbanit të ketë thënë se kryeministri hungarez dhe Rutte kishin një "bisedë të mirë". Nuk ka pasur asnjë deklarim publik nga zyrtarët hungarezë për ndonjë ndryshim qëndrimi.

Orban kishte thënë në fillim të këtij muaji se do t'i jepte fund kundërshtimit të tij ndaj kandidaturës së Rutte-së në NATO, nëse do të kërkonte falje për kritikat e fundit ndaj qeverisë së tij në Budapest dhe do të lejonte Hungarinë të përjashtonte veten nga planet e ndihmës së aleancës ushtarake për Ukrainën.

Rutte tha më 17 qershor se ai mbeti "optimist i kujdesshëm për Hungarinë". Më pas më 18 qershor, presidenti i ri sllovak, Peter Pellegrini tha se vendi i tij është i përgatitur të mbështesë kryeministrin holandez për detyrën kryesore të NATO-s.

"Pas një diskutimi përfundimtar me Mark Rutte dhe konsultimit me qeverinë sllovake, Sllovakia mund ta mendojë Mark Rutte si shefin e NATO-s", tha Reuters duke cituar Pellegrinin.

Sllovakët janë ndër anëtarët më pro-rusë të BE-së dhe NATO-s dhe kryeministri populist i krahut të majtë, Robert Fico ndaloi dërgesat e armëve në Ukrainë, pas emërimit të tij në tetor. Ashtu si Orban, edhe Fico ka kundërshtuar publikisht anëtarësimin përfundimtar të Ukrainës në NATO.

Orban ka qenë një kritik i vendosur i sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndihmës së drejtpërdrejtë ushtarake për Kievin që kur filloi pushtoi rus i Ukrainës dy vjet më parë.

Ai ka vazhduar vizitat dhe hapat e tjerë diplomatikë në Moskë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për unitet përballë kërcënimit rus.

Stoltenberg udhëtoi në Hungari më 12 qershor dhe doli nga një takim me Orbanin duke thënë se Budapesti kishte rënë dakord të mos e bllokojë përkrahjen e aleancës për Ukrainën, por ka vendosur të mos ofrojë ushtarë apo fonde për ta ndihmuar vendin e rrënuar nga lufta.

Marre nga REL

mark rutte nato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë