BOTA

Hungaria ofron të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes, Orban: Ndarja e rrugëve të RMV dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE është gabim

r.ll Përditësimi i fundit 28 Shtator 2024, 07:55
Hungaria ofron të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes,
orban dhe mickovski

SHKUP- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri seMaqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohësh vend anëtar i BE-së. Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian Orbani e quajti si gabim dhe i propozoi homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, që të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes.

"Nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë kam një propozim, të cilin ia përcolla zotit kryeministër dhe i thashë se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të gatshme që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësuese, kjo është punë e tyre, por ne jemi të përgatitur dhe dëshirojmë që të punojmë në këtë drejtim që të arrihet një zgjidhje e cila do t'i pështatej edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por kjo u takon palëve. Ne jemi këtu që të ofrojmë zgjidhjet më të mira”, deklaroi Orban.

Mickovski: RMV nuk duhet ta humbë shpresën për BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi nuk duhet t'i humbë shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarjen e procesit nga Shqipëria. Ai tha se i vjen keq për këtë që po ndodh, dhe që vendit i duhet sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet që kemi. Është mirë që kemi miq në BE, të cilët duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orbani. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy palë mbetën të kënaqura, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi se në takimin kokë më kokë me Orbanin ata kishin diskutuar edhe për projekte strategjike si transporti veri-jug dhe korridori energjetik, që lidh Ballkanin me Hungarinë dhe i cili ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit.

Sqarime për kredinë e marrë nga Hungaria

Fill pas formimit të qeverisë së re në Shkup kryeministri, Hristijan Mickoski, kishte rënë dakord me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte nga Hungaria një kredi me vlerë prej 500 milionë eurosh. Më 17 shtator ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri hungarez u pyet për origjinën e parave të kredisë dhe nëse ato vijnë nga kreditë kineze që merr Hungaria.

Orbani tha se sipas marrëveshjeve që ka Hungaria me Kinën të gjitha paratë që vijnë nga Kina shkojnë për projekte konkrete për zhvillim në Hungari. "Para kineze nuk mund t'ju japim, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t'ju japim”, tha Orban.

Kryeministri Orban tha se nga këndvështrimi i Hungarisë, çështja më e rëndësishme mes dy shteteve nuk është ekonomia, çështje parësore është siguria kombëtare dhe lufta kundër emigracionit.

"Në Hungari të gjitha çështjet i zgjidhim nga aspekti i sigurisë dhe kemi bashkëpunim më të zhvilluar me vendet të cilat janë më të rëndësishme për sigurinë tonë nacionale. Maqedonia e Veriut është shtet shumë i rëndësishëm për sigurinë e Hungarisë, sepse ndodheni në rrugën e emigracionit. Nëse ka nevojë, kemi vullnet t'ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat”, tha Orbani./DW

viktor orban hungari hristijan mickovski

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë