Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

SHBA- Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, nuk do të dëshmojë në gjyqin penal për akuzat se ai nuk ka deklaruar se ishte përdorues droge në formularin për blerjen e një arme në vitin 2018, tha avokati i tij.
CNN-i njofton se Abbe Lowell, avokati i zotit Hunter Biden, tha në gjykatë të hënën se klienti i tij nuk do të dëshmojë, duke nxitur gjykatësin të udhëzojë anëtarët e jurisë se ata nuk duhet ta përdorin këtë fakt kundër zotit Biden.
Prokurorët në gjyqin e parë penal ndaj të birit të një presidenti amerikan përfunduan të premten paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve, pas një jave, në të cilin u zbuluan hollësi intime të viteve të abuzimit me alkoolin dhe kokainën, gjë që prokurorët thonë se e bënin të paligjshme blerjen e armëve për zotin Biden.
Hunter Biden, 54 vjeç, ka thënë se është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale se ka gënjyer mbi varësinë nga droga në formularin qeveritar për blerjen e një postolete “Colt Cobra” dhe posedim të paligjshëm të armës për 11 ditë.
Mbrojtja tha se të hënën zoti Hunter Biden nuk do të dëshmonte në gjyqin e tij. Dëshmia mund të jetë e rrezikshme për të pandehurit sepse ata përballen me pyetjet e prokurorëve.
Gjyqi, që po zhvillohet në një gjykatë federale në Delauer, pason gjyqin historik ndaj ish Presidentit Donald Trump, në të cilin më 30 maj ai u shpall fajtor për 34 akuza penale. Zoti Trump pritet të jetë kandidat republikanëve për president në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat pritet të ndeshet me Presidentin Biden.
Zoti Trump dhe disa nga aleatët e tij republikanë në Kongres kanë pretenduar se gjyqi në Nju Jork dhe tre çështjet e tjera penale ndaj tij janë përpjekje të motivuara politikisht për ta penguar kthimin e tij në pushtet.
Ligjvënësit demokratë në Kongres citojnë hetimin dhe gjyqin ndaj Hunter Bidenit si provë se Presidenti Joe Biden nuk po përdor sistemin e drejtësisë për qëllime politike apo personale.
Javën e kaluar, ish-bashkëshortja, ish e dashura dhe kunata e zotit Hunter Biden dëshmuan për historinë e përdorimit të drogës prej tij, duke u thënë anëtarëve të jurisë se ato shpesh gjenin drogë në banesën e tij dhe ishin të shqetësuar për varësinë e tij nga droga.
Hunter Biden i tha gjykatësit që mbikëqyrte çështjen në një seancë dëgjimore të vitit 2023 se ai nuk ka konsumuar alkool ose drogë që nga viti 2019.
Avokati i zotit Biden, Abbe Lowell, u tha anëtarëve të jurisë gjatë deklaratës së tij hapëse se klienti i tij nuk kishte ndërmend të mashtronte sepse në kohën kur bleu armën ai nuk e konsideronte veten përdorues droge.
Mbrojtja thirri tre dëshmitarë të premten, përfshirë pronarin e dyqanit të armëve dhe një punonjëse dhe vajzën e zotit Biden, Naomi, e cila tha se babai i saj dukej se ishte mirë kur ajo e pa atë gjatë javëve para dhe pasi blerjes së armës.
Nëse shpallet fajtor, Hunter Biden përballet me një dënim prej 25 vitesh burg, ndonëse për kundërvajtjet për herë të parë shkelësit e ligjit marrin dënime shumë më të ulëta se sa parashikon dënimi maksimal. Mbetet e paqartë nëse gjykatësi do t’i japë atij dënim me burg./VOA
BRUKSEL- Votuesit hodhën votat në 27 vende me një sërë çështjesh të ndryshme që karakterizuan fushatën. Po...
Foto ilustruese BOSNJË- “Kuvendi gjithëserb” është një projekt i rrezikshëm i presidentit të Serbisë, A...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Pas takimit a...
GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Lindjen e Mesme të hënën me shpresën për të ofruar arm&e...
RUSI- Dy gra janë arrestuar në Rusi pasi kanë dhunuar për vdekje një 63-vjeçar. Bëhet me dije se dy gratë të mo...
ZVICËR- Rreth 40 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në një konferencë paqeje për Ukrainën, që ...
RUSI- Politikanët rusë u tallën sot për humbjet e rënda të pësuar nga partitë e presidentit francez Emmanuel Macron dh...
BRUKSEL- Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se autoritetet ishin përballur me ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm gja...
Blair dhe Kurti KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çkirimit të Kosovës ish-kryeministri britanik, Tony Blai...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit të saj me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair i ka bërë n...