BOTA

Tërmeti 6.2 ballë në Stamboll/ Mijëra njerëz kaluan natën jashtë në parqe dhe sheshe! Ekspertët thirrje për vigjilencë: Mund të përballemi me lëkundje më shkatërruese

r.ll Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 09:15
Tërmeti 6.2 ballë në Stamboll/ Mijëra njerëz kaluan
foto ilustruese

TURQI- Miliona njerëz kaluan një natë të vështirë në Stamboll dhe në zonat përreth pas tërmetit me magnitudë 6.2 që nuk shkaktoi të plagosur apo dëme serioze, por u kujtoi të gjithëve se qyteti më i madh i Turqisë ndodhet në një pikë tektonikisht të rrezikshme.

Pasgoditjet vazhduan gjatë natës së së mërkurës deri të enjten, pothuajse të gjitha me magnitudë që nuk i kalonin 3 ballë të shkallës Rihter, me një lëkundje prej 4.2 Rihter në orët e para të së enjtes.  Mijëra persona natën në hapësira të hapura, duke ndezur zjarre për t'u ngrohur. Në të njëjtën kohë, Autoritetet u kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave.

Traumat janë ende të freskëta nga dy tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.7 të shkallës Rihter që rrafshuan Turqinë jugperëndimore dhe Sirinë fqinje në fillim të vitit 2023, duke lënë pas rreth 60,000 të vdekur në të dy vendet. Autoritetet turke raportojnë se më shumë se 230 persona, shumica e të cilëve në Stamboll, u plagosën kur u përpoqën të hidheshin nga ndërtesat gjatë tërmetit. Pothuajse asnjë nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën. Për arsye sigurie, shkollat ​​në zonat e prekura nga tërmeti do të mbyllen ditën e enjte dhe të premte.

Në kërkimin e tij paraprak, Departamenti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikës i Universitetit të Stambollit thekson se tërmeti lidhet vetëm me një pjesë të thyerjeve (atë perëndimore) në rajonin e Detit Marmara dhe rekomandon kujdes dhe vigjilencë. Ekspertët turq theksojnë gjithashtu se Stambolli ndodhet pranë çarjeve që mund të shkaktojnë tërmete edhe më të mëdha me rezultate shkatërruese, shkruajnë mediat e huaja. 

Profesor Murat Utoksu, i cili foli për Hurriyet, flet për një dridhje që është një pararojë e tërmetit të madh që po presim në Stamboll, pasi prej shumë vitesh po grumbullohet potencial që një ditë do të "shpërthejë". Aktivitetin sizmik të viteve të fundit ai e lidh edhe me tërmetin e madh të vitit 1999, në pjesën jugore të detit Marmara. Ai thekson megjithatë se nuk mund ta dimë se kur do të ndodhë ky tërmet i madh.

Sizmologu turk Dr. Naci Gorur parashikoi një tërmet mbi 7 të shkallës Rihter në Stamboll. Në një postim në rrjetet sociale, Gorour paralajmëroi banorët dhe autoritetet që të marrin masa në kohë, teksa deklaroi se nuk beson se tërmeti 6.2 Rihter ishte tërmeti kryesor.

“Ky tërmet do të ndikojë pak a shumë në pjesën e thyerjes që pritet të shpërthejë në Marmara”, tha profesori, i cili u rikthye në platformën X me një parashikim të frikshëm të një tërmeti më të madh se 7 të shkallës Rihter. 

"Ka shumë tërmete në Stamboll në thyerjen e Kumburgazit në Detin Marmara. Ata janë të përmasave të ndryshme. Këta nuk janë tërmetet më të mëdhenj që presim në Marmara. Këta rrisin presionin që krijohet në këtë çarje. Tërmeti i vërtetë këtu do të jetë më i madh dhe mbi 7", shkruan ai në një postim.

Tërmeti prej 13 sekondash goditi Turqinë në orën 12:49 (koha lokale dhe greke) të mërkurën, më 23 prill. Thellësia e cekët e sipërfaqes - vetëm 10 kilometra për tërmetin kryesor - dhe distanca relativisht e shkurtër nga Stambolli - 40 kilometra në jug dhe juglindje - e bënë lëkundjen të ndjehet veçanërisht në një pjesë të madhe të Turqisë perëndimore dhe në ishujt verior të Bullgarisë dhe në Greqinë veriore. Dhjetëra pasgoditje u regjistruan në minutat e para, ku më e forta ishte 4.9 ballë të shkallës Rihter. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë