BOTA

I akuzuar për 3 krime, zgjidhen sot anëtarët e jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden

b.z Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 17:31
I akuzuar për 3 krime, zgjidhen sot anëtarët e jurisë
Hunter Biden

SHBA - Zgjedhja e anëtarëve të jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, filloi sot. Kjo pason prishjen e një marrëveshjeje me prokurorët që do të kishte shmangur spektaklin e një gjyqi kaq afër zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti.

Hunter Biden, i cili kaloi fundjavën me babain e tij, është akuzuar në Delauer për tre krime, që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018, kur vetë ai ka thënë se ishte i varur nga droga. Ai akuzohet se ka gënjyer një tregtar armësh të licencuar nga qeveria federale, duke bërë një pretendim të rremë në formular se ai nuk ishte përdorues droge dhe se e kishte mbajtur armën në mënyrë të paligjshme për 11 ditë.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka argumentuar se është vënë në shënjestër të padrejtë nga Departamenti i Drejtësisë, pasi republikanët e dënuan marrëveshjen me prokurorët, duke e cilësuar atë si trajtim të veçantë për djalin e presidentit demokrat.

Gjyqi vjen vetëm disa ditë pasi ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat presidencial i republikanëve në zgjedhjet e këtij viti, u dënua për 34 vepra penale në Nju Jork. Një juri e shpalli ish-presidentin fajtor për një skemë për të fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, që synonte të shmangte dëmtimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Këto dy çështje penale nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por afërsia e tyre vendos në qendër të vëmendjes gjyqet penale gjatë fushatës për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Hunter Biden do të përballet me një gjyq tjetër në Kaliforni në shtator për akuzat se nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa. Të dyja çështjet ishin në plan të zgjidheshin përmes një marrëveshjeje me prokurorët korrikun e kaluar, në kulmin e një hetimi shumëvjeçar të bizneseve të tij.

Por gjykatësja Maryellen Noreika, e cila u emërua në këtë post nga ish Presidenti Trump, vuri në dyshim disa aspekte të pazakonta të marrëveshjes, e cila përfshinte një pranim fajësie për kundërvajtje për të zgjidhur krimet tatimore dhe një marrëveshje për të pushuar çështjen e armëmbajtjes pa leje, nëse Hunter Biden nuk do të bënte shkelje të tjera për dy vite. Avokatët e të dyja palëve nuk mundën të arrinin një zgjidhje të re dhe marrëveshja u prish. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland më pas emëroi një prokuror të posaçëm në gusht të vitit të kaluar, dhe një muaj më vonë Hunter Biden u padit.

Ky gjyq nuk ka të bëjë me lidhjet e biznesit të zotit Hunter Biden me vende të huaja, që republikanët thonë se vërtetojnë lidhjet e familjes Biden me korrupsionin. Por, gjyqi do të nxjerrë në pah disa nga momentet më të errëta të zotit Hunter Biden.

Aleatët e presidentit janë të shqetësuar për ndikimin që gjyqi mund të ketë mbi Presidentin Biden, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar për mirëqenien dhe maturinë e djalit të tij të vetëm të gjallë, gabimet e kaluara të dhimbshme të të cilit tani do të dalin në publik. Ai gjithashtu e ka mbrojtur djalin e tij. Hunter Biden e kaloi fundjavën me të jatin në shtetin Delauer, duke shëtitur me biçikletë dhe shkuar në kishë.

Aleatët e zotit Biden janë gjithashtu të shqetësuar se gjyqi mund të tërheqë vëmendjen nga përpjekjet e presidentit demokrat për të përmirësuar rezultatet jo të mira në anketa dhe përgatitjet për debatin e parë presidencial, që pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Prokurorët shpresojnë të vërtetojnë se Hunter Biden ishte përdorues droge kur bleu armën dhe për këtë arsye gënjeu në formular. Ata kanë thënë se po planifikojnë të përdorin si provë historitë e tij të botuara dhe mund të prezantojnë gjithashtu dokumentet e gjetura në një laptop që ai e la në një dyqan riparimi në Delauer. Të dhënat e ruajtura në laptop u përmendën shpesh nga republikanët në vitin 2020, duke përfshirë një foto personale në të cilën ai është pa rroba dhe duke bërë drogë.

Gjykatësja do t'i bëjë kandidatëve një sërë pyetjesh për të përcaktuar nëse ata mund të shërbejnë në mënyrë të paanshme në juri, duke përfshirë nëse ata kanë dhënë fonde për fushatat politike apo nëse kanë kandiduar për poste politike. Ajo do t’i pyesë kandidatët për anëtarë jurie nëse pikëpamjet e tyre për fushatën presidenciale të vitit 2024 do të pengojnë mundësinë e tyre për të qenë të paanshëm.

Gjykatësja gjithashtu do të pyesë nëse ata besojnë se Hunter Biden po ndiqet penalisht për shkak se babai i tij është president. Gjithashtu, ajo do të pyesë për blerjen e armëve dhe çështjet e varësisë nga droga, duke përfshirë: "A besoni se dikush që është i varur nga droga nuk duhet të akuzohet për një krim?"

Akuzat kundër zotit Hunter Biden përqëndrohen në një periudhë, në të cilën ai vetë e ka pranuar se ka qenë i varur nga droga. Ai filloi të përdorte drogën dhe të pinte alkool në sasi të madhe në vitin 2015, pas vdekjes së vëllait të tij, Beau Biden, nga kanceri. Ai bleu dhe mbajti një armë për 11 ditë në tetor të vitit 2018, por në formularin për blerjen e armës kishte deklaruar se nuk ishte përdorues droge.

Hunter Biden është deklaruar i pafajshëm në të dyja rastet dhe avokatët e tij kanë sugjeruar se ata mund të argumentojnë se ai nuk e shihte veten si njëri i varur nga droga kur prokurorët thonë se ai kishte thënë në formular se nuk ishte përdorues droge. Ata gjithashtu do të sulmojnë besueshmërinë e pronarit të dyqanit të armëve.

Ndërkohë, prokurorët po planifikojnë gjithashtu të thërrasin si dëshmitare ish-bashkëshorten e zotit Hunter Biden dhe të venë e vëllait të tij, Hallie, me të cilën ai ka patur marrëdhënie intime.

Nëse shpallet fajtor, Hunter Biden mund të përballet me deri në 25 vjet burg, ndonëse ata që e shkelin ligjin për herë të parë, pothuajse asnjëherë nuk marrin dënim që t’i afrohet maksimumit dhe po ashtu është e paqartë në se dënimi do të përfshijë burgim./VOA

hunter biden gjyq

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë