BOTA

I akuzuar për tre vepra penale, çfarë thonë ekspertët për mundësinë e dënimit me burg të ish-presidentit Trump

b.z Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 19:50
I akuzuar për tre vepra penale, çfarë thonë ekspertët
Donald Trump

SHBA - Ish-presidenti amerikan Donald Trump përballet me mundësinë e dënimit me burg pasi një juri e Nju Jorkut e shpalli atë fajtor lidhur me akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels. Siç njofton nga Nju Jorku korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh, procesi ligjor ka shkaktuar pasiguri në fushatën e tij presidenciale dhe shanset për të fituar zgjedhjet.

Donald Trump u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit në një përpjekje për të fshehur informacionin e dëmshëm mbi të përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Vendimi ka ngritur shumë pyetje mbi ecurinë e fushatës nga zoti Trump, nëse ai detyrohet të vuajë një dënim me burg për këtë. Ish-prokurori federal Steven Cohen nuk pret që zoti Trump të burgoset së shpejti.

“Do të ketë mocione intensive pas gjyqit dhe më pas do të ketë një apel dhe ai apel do të marrë muaj, ndoshta më shumë se një vit. Pra mendoj se do të jetë kjo që do ta intensifikojë më shumë dramën politike, të paktën fillimisht, se sa historitë mbi fatin e zotit Donald Trump si pasojë e vendimit”, thotë Steven M. Cohen, profesor i Universitetit Juridik të Nju Jorkut.

Dënimi i zotit Trump është caktuar të shpallet më 11 korrik. Ekspertët ligjorë thonë se kohëzgjatja e çdo dënimi me burg ka të ngjarë të jetë shumë më e vogël se maksimumi prej 20 vjetësh, që parashikon ligji për 34 akuzat ndaj tij.

“Duke pasur parasysh moshën e tij, mungesën e historisë kriminale dhe rezultati këtu me të vërtetë flet vetë se ai në fakt nuk pritet të përballet me një dënim të gjatë”, thotë avokati Joseph Tully.

Të tjerë theksojnë dënimin me burg që tashmë e ka kryer ish-avokati i tij, Michael Cohen, si precedent për dënimin e zotit Trump.

"Është shumë e rrallë që një vartës i përfshirë në një komplot kriminal të dënohet me burg dhe jo shefi i tij. Donald Trump ishte në krye të këtij komploti kriminal. Michael Cohen kreu një dënim serioz me burg. Ai kaloi muaj të tërë prapa hekurave. Pra, ekziston një precedent për gjykatësin që të dënojë zotin Trump me burg”, thotë Abbe Smith nga Universiteti Georgetown.

Alternativat ndaj dënimit me burg, përfshijnë dënimin me kusht, arrestin shtëpiak dhe dënimin me gjobë. Por ka shumë të ngjarë që dënimi të mos kryhet deri pas përfundimit të procesit të apelimit, i cili mund të përfundojë pas ditës së zgjedhjeve në nëntor.

Çfarëdo dënimi që do të marrë muajin e ardhshëm, ai pritet të ketë ndikim në dënimet për tre çështjet e tjera penale me të cilat zoti Trump përballet.

“Ky verdikt gjyqësor, nëse nuk përmbyset para gjyqeve të ardhshme, do të rezultonte në dënime të mundshme më të larta me burg në gjyqet e ardhshme. Pra vendimi do të ketë pasoja sepse tregon precedent penal. Historia kriminale merret parasysh në caktimin e dënimit”, thotë Preet Bharara, ish-Prokuror federal i Nju Jorkut.

Nga akuzat e tjera federale dhe shtetërore me të cilat përballet ish Presidenti Trump, data e gjyqit mbi dokumentet sekrete në Florida është shtyrë më tej./VOA

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë