BOTA

I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si “të dobishëm” takimin me Hamasin

n.f Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 14:54

I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si “të

SHBA- I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij të fundit me përfaqësuesit e Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara.  Diskutimet u përqëndruan në lirimin e një pengu amerikano-izraelit që po mbahet nga Hamasi.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Izraeli po planifikon dërgimin në Katar të një delegacioni për të diskutuar mbi armëpushimin. Këtë fundjavë mijëra izraelitë u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Protestuesit kërkuan nga qeveria izraelite arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Javën e kaluar në Uashington, Presidenti Donald Trump konfirmoi se administrata e tij zhvilloi për herë të parë bisedime të drejpërdrejta me Hamasin, një ndryshim i politikës së kahershme amerikane për të mos negociuar me terroristët.

“Po diskutojmë me Hamasin. Jemi duke ndihmuar Izraelin në diskutime, sepse po flasim për pengjet izraelite. Ne nuk po bëjmë asgjë në lidhje me Hamasin. Nuk po japim para. Në fakt, unë sigurova lirimin e 59 pengjeve pa dhënë asgjë”, thotë Presidenti Trump.

Të dielën në mëngjes, mbështetësit dhe familjarët e pengjeve u zgjuan në tenda jashtë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Mesazhi i tyre ishte i qartë: jo konflikte të reja me Hamasin dhe sigurimi i një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

“Ka dhjetëra njerëz që u bashkuan në thirrjen tonë për qeverinë që lufta të ndalohet dhe të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”, thotë Ayala Metzger, familjare e një pengu të vrarë.

Ditëve të fundit, një negociator i administratës Trump u takua me Hamasin për të diskutuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve, një takim që ai e quajti “shumë të dobishëm”.

“Mendoj se brenda disa javësh mund të shohim rezultate. Besoj se ka hapësirë për të vepruar midis asaj që Hamasi dëshiron dhe asaj që ata do të pranonin dhe asaj që Izraeli dëshiron dhe që është e pranueshme për ta. Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e të gjithë të burgosurve, jo vetëm atyre amerikanë”, thotë Adam Boehler, i dërguar amerikan për pengjet.

Ndërkohë, palestinezët në Khan Younis të Gazës po përballen me mungesë të gjërave thelbësore. Izraeli vendosi një bllokadë totale për të gjitha mallrat në enklavë - duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet, deri në lirimin e 59 pengjeve, që po vazhdojnë të mbahen në Gazë nga Hamasi.

Paletinezët thonë se po presin me orë të tëra për të marrë një bukë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe drurit të zjarrit për gatim. Izraeli thotë se të hënën do të dërgojë në Katar një delegacion për të vazhduar negociatat me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë