Rama i ftoi në dialog, studentët dhe pedagogët e refuzojnë, hidhen karriget te Kryeministria, protestuesit: Dorëheqje!
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hed...
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hed...
Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gu...
Krahas përdorimit të këtyre mjeteve, janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj të rinjve gjatë shoqërimit të ty...
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili me origjinë nga Kavaja, u g...
Gazetari dhe kreu i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, denoncoi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV vështirësit&eu...
Është zbardhur dosja penale e arrestimit nga BKH-ja e Leli Kajës, administratorit të shoqërisë “Eco-Elb” në Elb...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kë...
Elon Musk ka bërë thirrje që rrjeti satelitor Starshield të kufizohet në Ukrainë, raportoi të martën Wall Street...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kërc...
Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë SPAK i ka kom...

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka pezulluar planin për evakuimin e më shumë se 11 mijë marinarëve të bllokuar në Gjirin Persik, pasi një anije mallrash u sulmua gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit.
Sekretari i Përgjithshëm i IMO-së, Arsenio Dominguez, deklaroi se vendimi u mor për të garantuar sigurinë e ekuipazheve, duke theksuar se operacioni do të mbetet i pezulluar derisa të ketë sqarime dhe garanci të reja sigurie.
Sipas Agjencisë Britanike të Operacioneve Tregtare Detare anija u godit nga një predhë e paidentifikuar rreth 7.5 milje detare në juglindje të portit Dahit në Oman. Nuk u raportuan viktima, ndërsa anija vazhdoi lundrimin.
Sulmi ndodhi pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit kishte paralajmëruar se anijet që përdorin rrugë të pacaktuara nga autoritetet iraniane do të konsiderohen në rrezik dhe duhet të koordinojnë kalimin me Teheranin. Zyrtarë amerikanë, sipas mediave amerikane, kanë deklaruar se anija u qëllua nga forcat iraniane.
Anija me flamur të Singaporit, “Ever Lovely”, po udhëhiqte një flotë prej pesë anijesh dhe po ndiqte një korridor jugor të rekomanduar nga IMO.
Dominguez sqaroi se anija e sulmuar nuk ishte pjesë e planit të evakuimit të koordinuar nga IMO, por nënvizoi se siguria e detarëve mbetet prioriteti kryesor.
Qindra anije dhe mijëra marinarë kanë mbetur të bllokuar në rajon që nga fundi i shkurtit për shkak të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Plani i evakuimit ishte njoftuar vetëm pak ditë më parë, pas rihapjes së pjesshme të Ngushticës së Hormuzit, me bashkëpunimin e Iranit, Omanit, SHBA-së dhe vendeve të tjera të rajonit.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se anijet që nuk respektojnë rrugët e autorizuara nuk do të kenë garanci për kalim të sigurt, ndërsa vazhdon përplasja diplomatike me SHBA-në lidhur me tarifat që Teherani synon të vendosë për kalimin në këtë rrugë strategjike detare.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa tensionet e fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Për shekuj me radhë, shprehja ruse “pas Maleve Urale” nënkuptonte “i sigurt nga një pushtim i huaj”. Gjatë p...
Venezuela Veriore ka një histori të gjatë tërmetesh të forta. Ajo ndodhet në një zonë gjeologjikisht aktive,...
Më shumë se 100 fluturime janë anuluar në Japoni, ndërsa dy stuhi tropikale po i afrohen arkipelagut, duke shkaktuar alarm të la...
Bill Gates shton një profesion të katërt që, sipas tij, do t’i mbijetojë Inteligjencës Artificiale Rritja e shpejtë ...
Një seri tërmetesh të fuqishme që goditën brenda vetëm tetë orësh Kaliforninë veriore, brigjet veriore të Ja...
Një ekip arkeologësh ka zbuluar një qytet të panjohur më parë të qytetërimit maja, të fshehur thellë në...
Të paktën tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me dron të ushtrisë...
NATO do të bëjë publike kontrata të reja mbrojtëse me vlerë dhjetëra miliarda dollarë gjatë samitit të ardhsh&...
UKRAINA- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sonte në Kiev pak minuta pasi u dha një alarm për raketat ruse që po shkoni...
Një vëlla dyshohet se hodhi në tualet mbetjet e copëtuara të motrës së tij pasi e vrau me thikë gjatë një sher...