BOTA

Atentati ndaj Trump, Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat

M.B. Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 19:29
Atentati ndaj Trump, Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë për t'u bërë thirrje të dielën amerikanëve që të bashkohen dhe të shmangin dhunën politike, pas një përpjekjeje për të vrarë rivalin e tij politik, Donald Trump. Ish-Presidenti, bëri thirrje të ngjashme dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell kjo është një shenjë se si zoti Biden ashtu edhe zoti Trump, u druhen tensioneve përpara zgjedhjeve të nëntorit. Zoti Trump ka mbërritur ndërkohë në Miluoki të Viskosinit, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të republikanëve, ku pritet të marrë dhe emërimin si kandidati zyrtar i partisë për president.

Përpjekja për të vrarë ish-presidentin Trump shënoi momentin që ndryshoi garën presidenciale amerikane të vitit 2024 dhe ndoshta edhe rrjedhën e historisë. Trump u ngrit në këmbë disa sekonda pasi një person i armatosur tentoi t'i merrte jetën në një tubim të shtunën – por siç e pranoi edhe Presidenti Joe Biden nga Zyra Ovale, në një fjalim drejtuar kombit, për Amerikën sulmi nuk ishte vetëm një plagë në trup. Ai bëri thirrje për unitet dhe u kujtoi amerikanëve se fuqia e tyre vjen përmes votës dhe jo plumbave.

“Miqtë e mi amerikanë, dua t'ju flas sonte mbi nevojën për uljen e temperaturës politike e të kujtojmë, se megjithëse mund të mos pajtohemi, ne nuk jemi armiq. Ne jemi fqinj, jemi miq, bashkëpunëtorë, qytetarë dhe më e rëndësishmja, ne jemi amerikanë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Sulmi me armë ndaj Donald Trumpit në një tubim në Pensilvani na kujton të gjithëve se duhet të bëjmë një hap pas, të bëjmë një bilanc se ku ndodhemi dhe si të bëjmë përpara prej këtij momenti", tha ai.

Ish-presidenti Trump ka bërë thirrje gjithashtu për unitet pas sulmit me armë ndaj tij. Ai mbërriti të dielën në Miluaki të shtetit të Viskonsinit, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar republikane, ku pritet të emërohet si kandidati presidencial i partisë. Analistët thonë se qëndrimi sfidues i zotit Trump, pas përballjes së tij me vdekjen, do të ketë pasoja.

“Do të ketë një ndikim të madh në këto zgjedhje dhe në politikën tonë më gjerësisht. Historia ka treguar se gjasat janë që të shohim një afrim më të madh rreth tij, ku ata që janë mbështetës të tij do të jenë edhe më shumë të tillë. Por do të ketë ndikim edhe tek ata që janë kundër dhunës politike, tek ata që e dinë se sa e rrezikshme është bërë retorika jonë politike e që shohin këtë manifestim të dhunës të shfaqet para syve tanë”, thotë Casey Burgat i Universitetit George Washington.

Mbështetësit e zotit Trump thonë se ngjarja e rëndë mund t'i ketë mësuar kombit diçka të rëndësishme – atë se institucionet kanë më shumë rëndësi sesa individët që i udhëheqin ato.

"Ishte një ditë vërtet e tmerrshme për demokracinë amerikane, por në shumë mënyra ishte gjithashtu një ditë shumë e mirë. Pavarësisht nëse e mbështet ose jo Presidentin Trump, mendoj se ajo që duhet të mësojnë të gjithë nga ajo ngjarje, është se demokracia amerikane është shumë më e madhe dhe shumë më e qëndrueshme sesa shumë njerëz mendojnë”, thotë Alex Grey, ish-zyrtar i administratës Trump.

Disa analistë u druhen tensioneve të reja ndërsa dy partitë kryesore mbajnë konventat kombëtare.

“E kam thënë edhe diku tjetër se ka shumë gjasa të shohim dhunë politike në të gjithë spektrin në këtë cikël zgjedhor. Natyrisht, kjo ishte ngjarja më e rëndë deri tani. Por nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të besuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës që do të shohim”, thotë Jacob Ware, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Si presidenti Biden ashtu edhe ish-presidenti Trump po përdorin platformat e tyre për t'u bërë thirrje amerikanëve që të shmangin dhunën e të bashkohen. Por pikëpyetja që shtrohet për amerikanët, të cilët duhet të zgjedhin mes të dyve se kush do të udhëheqë kombin, është se rreth cilit duhet të bashkohen?/ VOA

joe biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë