BOTA

Sulmi në ambasadën izraelite në Beograd/ Sulmuesi u vra, arrestohet bashkëpunëtori i tij, ministria serbe: Komunikonin çdo ditë për...

r.ll Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 21:12
Sulmi në ambasadën izraelite në Beograd/ Sulmuesi u vra,
vendngjarja

SERBI- Një person është arrestuar në Beograd nën dyshimet se ka ofruar “mbështetje logjistike” për sulmin ndaj një pjesëtari të Xhandarmërisë serbe pranë Ambasadës izraelite në Serbi, bëri të ditur zëvendëskryeministri, njëherësh ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.

“Bëhet fjalë për Igor Despotoviç nga Beogradi, i lindur në vitin 1999, i cili ishte arrestuar dy vjet më parë për shkak se ishte administrator i disa grupeve militante në internet që bënin thirrje për xhihad”, tha Daçiç përmes një njoftimi për media në lidhje me arrestimin e kryer në kryeqytetin serb.

Në njoftimin për media të MPB-së serbe thuhet se i arrestuari ka komunikuar çdo ditë me sulmuesin e vrarë, që sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe pranë Ambasadës izraelite dhe se për këtë arsye dyshohet se ka marrë pjesë “në mbështetjen logjistike dhe organizimin e këtij akti terrorist”.

Më herët, Daçiç po ashtu tha se sulmuesi i vrarë ishte nga qyteti Mlladenovac.

“Është konstatuar se personi që ka kryer sulmin terrorist është Millosh Zhujoviç [1999], emri fetar Salahudin, i konvertuar, nga Mlladenovaci, i cili është shpërngulur për të jetuar në Novi Pazar”, thuhet në deklaratën e MPB-së së Serbisë.

Daçiç tha gjithashtu se sulmi u karakterizua si një akt terrorist "i drejtuar kundër shtetit të Serbisë ashtu edhe kundër pjesëtarëve të Xhandarmërisë".

Autoritetet thanë se sulmi ndodhi rreth orës 11:00 të 29 qershorit, një person qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë. Autoritetet thanë se pjesëtari i Xhandarmërisë ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë adresimit para mediave më herët gjatë ditës, Daçiç tha se pjesëtarët e Xhandarmërisë serbe rregullisht ruajnë ambasadat, ndërkaq ambasadorëve iu ofrohet një njësi e posaçme e Ministrisë së Mbrojtjes. Duke dhënë detaje për sulmin, ai tha se sulmuesi iu afrua policit në disa raste, duke e pyetur për një muze dhe gjëra të tjera dhe xhandari i ishte përgjigjur se nuk kishte muze në atë zonë.

“Dhe më pas ky person i panjohur u kthye, hapi derën e ambasadës, duke bartur një çantë nga e cila nxori harkun dhe e qëlloi xhandarin me shigjetë në qafë”, tha Daçiç.

Ai shtoi se sipas informacioneve që ka, polici reagoi menjëherë, nxori armën dhe e qëlloi sulmuesin.

“Ai e qëlloi sulmuesin disa herë dhe pas gjysmë ore ai vdiq”, tha Daçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paraprakisht deklaroi se edhe disa persona janë në kërkim pas sulmit.

Vuçiq ka shtuar se “një person nuk është kapur”, por se dihet se ai ndodhet në territorin e Serbisë.

“Ai udhëhiqej nga të njëjtat parime si Salahudini. Ata janë përcjellur dhe pas shtatë apo tetë ditësh do të arrestoheshin, kaq i është dashur prokurorit për të mbledhur të gjitha provat, por është e qartë se ata filluan më herët”, tha Vuçiç pasi kishte vizituar xhandarin e lënduar në Qendrën Emergjente.

Ai theksoi se secili ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, por se autorët e këtij sulmi iu bashkuan qarqeve ekstremiste. Vuçiç tha gjithashtu se operacioni i xhandarit të sulmuar Millosh Jevremoviç ishte i suksesshëm dhe se ai është në “gjendje shumë të mirë”.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se aksion policor është duke u kryer edhe në Novi Pazar, ku po kryhen kontrolle në lokacione që besohet se kanë lidhje me sulmin. Novi Pazari është komunë në Serbi, e banuar me shumë boshnjake. Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se prokurori i rastit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për trupin e sulmuesit. Kjo zyrë tha po ashtu se polici ka gjuajtur në vetëmbrojtje. Daçiç ka diskutuar lidhur me sulmin me ambasadorin e Izraelit në Serbi, Jahel Vilan.

“Në një bisedë telefonike me ambasadorin Vilan, ministri Daçiç ka thënë se sipas informacioneve fillestare, me shumë gjasa sulmuesi është shtetas i Serbisë, pjesëtar i lëvizjes vehabiste”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Serbisë.

Po ashtu Serbia ka ngritur nivelin e sigurisë nga kërcënimet terroriste në nivel të kuq. Kjo nënkupton se do të ketë një prani të shtuar të policisë jo vetëm në ambasada, rezidenca, institucione, por edhe në vende si qendrat tregtare. Serbia ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, shtet që po vazhdon operacionet ushtarake në Gazë, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

sulm ne ambasaden izraelite ne serbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë