Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

GJERMANIA- Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit. Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma. Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm.
Policia nuk e ka komentuar të shtunën numrin e raportuar të viktimave. Të premten, zyrtarët vendës njoftuan se të paktën dy njerëz u vranë dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet. Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta. Autoritetet gjermane po e hetojnë një mjek saudit, 50-vjeçar, i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada, si të dyshuar për shkeljen e njerëzve me veturë në këtë treg.
Policia e bastisi banesën e tij gjatë natës. Nuk është e qartë se cilat kanë qenë motivet e tij dhe policia ende nuk e ka emëruar zyrtarisht të dyshuarin. Por, mediat gjermane e kanë identifikuar atë si Taleb A. Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.
Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit. Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.
"Njerëzit si unë, që kanë një të kaluar islame, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen as me mirëkuptim e as me tolerancë nga myslimanët këtu", citohet të ketë thënë ai.
"Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët", kishte thënë ai.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti në Magdeburgun të shtunën paradite. Socialdemokratët e tij kanë ngelur mbrapa AfD-së dhe opozitës konservatore, e cila prin, në sondazhe para zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit. AfD-ja i ka udhëhequr thirrjet për luftimin e imigracionit në vend./ REL
GJERMANI- Drejtuesi i një automjeti përplasi një turmë të madhe njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjer...
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur paraditen e sotme në Magdeburg për të nderuar viktimat e sulmit të djesh&e...
GJERMANIA- Numri i viktimave nga një përplasje me makinë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut u rrit...
LOS ANXHELOS- Të paktën 80 njerëz janë sëmurë pasi hëngrën goca deti të papërpunuara në një nga re...
GJERMANI- Manjati i teknologjisë Elon Musk, ka shkaktuar zemërim në Gjermani pasi mbështet partinë e ekstremit të djathtë. ...
GJERMANI- Situata kaotike që ka mbizotëruar në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg mbrëmjen e së premtes, pas sulmit terro...
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Itali muajin e ardhsh&...
GJERMANI- Të paktën 2 persona kanë humbur jetën mes të cilëve një fëmijë dhe 68 të plagosur nga sulmi i mbr&...
GJERMANIA- Sulmi i së premtes vonë në Magedburg (20.12.) ka tronditur Gjermaninë dhe ka shkaktuar reagime të m&eu...
INDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jaipur të Indisë ku si pasojë kanë humbur jetën 11 persona dhe 40 t&...