BOTA

I përfshirë thellë në trafikun e drogës/ Arrestohet shefi i policisë për Krimet Ekonomike në Madrid, i gjenden 20 mln euro të fshehura në muret e shtëpisë

r.ll Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 19:14
I përfshirë thellë në trafikun e drogës/ Arrestohet
oscar sanchez gil

SPANJË- Kreu i Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit në Spanjë, Oscar Sanchez Gil, është arrestuar nën dyshimin për pastrim parash, trafik droge dhe ryshfet.

Gjatë aksionit policor janë ndaluar edhe bashkëshortja e të arrestuarit, e cila është po ashtu police, kunata e tij dhe 13 persona të tjerë. Ndërkohë mbi 20 milionë euro janë gjetur të fshehura në muret e shtëpisë së oficerit të lartë të policisë në Madrid. Tetë milionë ishin të fshehura në një mur dhe 12 në një tavan në bodrumin e shtëpisë së tij. 

“Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar-it”, thonë për EL MUNDO, zyrtarë të lartë të operacionit policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e lëshuara të sigurisë. Një milion euro para të gatshme po ashtu u gjetën në makinën e shefit të policisë.

Hetimi ndaj tij ka të bëjë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Konkretisht, me kokainën e mbërritur në portet spanjolle, e cila ishte e fshehur në kontejnerë me fruta nga Ekuadori. Sanchez Gil dyshohet se ndihmoi në shmangien e kontrolleve për të kaluar mallin dhe futjen e drogës në Spanjë. Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një operacioni të kryer javën e kaluar, ku agjentët kapën 13 ton kokainë në Algeciras. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në kufijtë e Spanjës.

Burime direkte të operacionit përshkruajnë se përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar droge është shumë e lartë, ndërsa arrestimi i bashkëshortes së tij ka ardhur vetëm sepse ajo ishte në dijeni të shkeljeve dhe planeve të tij.

Këto burime po ashtu bëjnë me dije se komandanti i arrestuar i policisë punonte për krimin e organizuar prej 5 vitesh. Óscar Sánchez është një njeri diskret, i cili kaloi pa u vënë re dhe që ka shmangur gjithmonë një rol kryesor para kamerave.

Burimet e hetimit sqarojnë se operacioni për kapjen e kreut të UDEF-së së Shtabit të Policisë së Madridit - i cili fshehu më shumë se një milion para cash në zyrën e tij në selinë e Madridit, filloi gati dy vjet më parë nga Njësia e Punëve të Brendshme. Hetimi kryhet në fshehtësi nga Gjykatën Kombëtare, ndërsa operacioni policor lidhur me rastin vijon ende dhe mund të ketë ende arrestime të tjera. 

oscar sanchez gil spanje madrid

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë