BOTA

I zgjedhuri i Trump për drejtimin e CIA: Agjencia duhet të bëjë një punë më të mirë për t’u dalë përpara kërcënimeve globale që vijnë nga Rusia, Kina dhe vende të tjera

r.ll Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 08:17
I zgjedhuri i Trump për drejtimin e CIA: Agjencia duhet të
john ratcliffe

SHBA- John Ratcliffe, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, u tha senatorëve gjatës seancës së konfirmimit të mërkurën, se agjencia kryesore e spiunazhit duhet të bëjë një punë më të mirë për t’u dalë përpara kërcënimeve globale që vijnë nga Rusia, Kina dhe vende të tjera kundërshtare.

Ish Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ish ligjvënësi John Ratcliffe, u tha senatorëve se nëse konfirmohet në postin e drejtorit të CIA-s, agjencia e zbulimit do të bënte më shumë për të shfrytëzuar teknologji si inteligjenca artificiale dhe kompjuterët kuantikë ndërsa do të zgjeronte aftësitë e agjencisë për të mbledhur më shumë të dhëna nga burimet njerëzore.

“Ne nuk jemi aty ku supozohet të jemi”, i tha zoti Ratcliffe Komisionit të Senatit për Zbulimin.

Zoti Ratcliffe tha se ai e sheh Kinën si rivalin më të madh gjeopolitik të Amerikës, me Rusinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe kartelet e drogës, bandat e hakerave dhe organizatat terroriste që paraqesin gjithashtu sfida për sigurinë kombëtare.

Ndërsa ligjvënësit republikanë e vlerësuan përvojën e zotit Ratcliffe, demokratët dhe një senator i pavarur u shprehën me tone skepticizmi. Ata e pyetën zotin Ratcliffe nëse besnikëria e tij ndaj zotit Trump do të binte ndesh me detyrat e tij për të ndjekur të dhënat e zbulimit pavarësisht se ku e çojnë. Zoti Ratcliffe i siguroi ligjvënësit se misioni i CIA-s do të ishte në plan të parë.

“A do të impononi ju ose ndonjë nga stafi juaj një provë lakmusi politik për punonjësit e CIA-s?”, shtroi pyetjen Senatori i pavarur Angus King, i cili përfaqëson shtetin Mein. “Jo”, ishte përgjigja e zotit Ratcliffe.

Zoti Ratcliffe u tha ligjvënësve se ai e mbështet Ligjin për Përgjimet e Zbulimit të Jashtëm, si një program që i lejon autoritetet të mbledhin të dhëna zbulimi të komunikimeve të jo-amerikanëve që ndodhen jashtë Shteteve të Bashkuara. Nëse këta individë komunikojnë me amerikanët, bisedat e regjistruara mund të fshihen, një fakt që ka ngritur pikëpyetje lidhur me shkeljen e të drejtave personale.

Zoti Ratcliffe tha se rregullat në fuqi janë hartuar për të siguruar mbrojtjen e privatësisë së amerikanëve. Nuk është i përkryer, tha zoti Ratcliffe për ligjin por: “Është kritik dhe i domosdoshëm”.

Një ish prokuror federal, zoti Ratcliffe ka shërbyer gjithashtu në Kongresin amerikan si përfaqësues i një zone të Teksasit. Ai ishte një mbrojtës i ashpër i Presidentit Trump gjatë procedurave të para për hapjen e procesit të shkarkimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas seancës prej dy orësh me pyetje për zotin Ratcliffe, komisioni i vazhdoi punimet me dyer të mbyllura për të diskutuar çështje të ndjeshme ose të fshehta të zbulimit.

Seanca dëgjimore është pjesë e një maratone njëjavore, ndërsa Senati i udhëhequr nga republikanët nxiton konfirmimin e figurave kyçe të kabinetit të ri qeveritar nga Senati i plotë përpara ditës së hënë, kur zoti Trump bën betimin si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump dhe republikanë të tjerë e kanë kritikuar punën e CIA-s dhe agjencive të tjera të zbulimit, duke thënë se është përqendruar shumë në çështje si ndryshimet klimatike ose larmia e punonjësve.

Kryetari i komisionit, Senatori Tom Cotton, i cili përfaqëson shtetin Arkansas, përmendi rastin e fundit në Nju Orleans si një shembull të një sulmi vdekjeprurës që ndodhi pa asnjë paralajmërim nga organet e zbulimit.

“Në këto kohë të rrezikshme, agjencitë tona të zbulimit nuk kanë parashikuar ngjarje të mëdha apo nuk kanë zbuluar sulme të mundshme”, tha ligjvënësi Cotton gjatë seancës dëgjimore të mërkurën. “Mund të jap shembuj të tjerë, por mjafton të themi se shumë shpesh jemi në errësirë.....CIA ka neglizhuar misionin e saj kryesor”.

Thirrjet për ndryshime gjithëpërfshirëse i kanë shqetësuar disa zyrtarë aktualë të zbulimit dhe disa që kanë punuar në këtë fushë në të kaluarën, të cilët thonë se ndryshimet mund ta bëjnë vendin më pak të sigurt.

Nëse miratohet, zoti Ratcliffe do të zëvendësojë drejtorin në largim të CIA-s, William Burns. Ai do të bëhej drejtori i parë i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që ka drejtuar më parë Zbulimin Kombëtar./VOA

john ratcliffe shba cia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë