BOTA

Kush qëlloi i pari? Ekspertiza zbulon të vërtetën brenda tragjedisë familjare pas ‘humbjes’ së 300 mijë eurove

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 20:18

Kush qëlloi i pari? Ekspertiza zbulon të vërtetën brenda

Dyshohet se ka qenë Valentina Pambianco ajo që ka marrë armën dhe ka tërhequr këmbëzën, duke vrarë bashkëshortin, vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe qenin e familjes, përpara se t’i jepte fund jetës në banesën e saj në Pietralata.

Kjo është hipoteza e ngritur nga hetimet e para lidhur me tragjedinë familjare që ndodhi në periferi të Romës më 31 gusht. Sipas LaPresse, Prokuroria e Romës ka urdhëruar tashmë një ekspertizë kimike dhe balistike, me qëllim sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Skena “rrëqethëse” që gjetën hetuesit

Tragjedia familjare dyshohet se erdhi pas viteve të përpjekjeve për të siguruar trajtime shumë të kushtueshme për vajzën, për të cilat raportohet se familja kishte shpenzuar më shumë se 300 mijë euro, duke iu drejtuar personave të cilët pretendonin se ishin ekspertë të mjekësisë në Meksikë.Sipas deklarimeve të para të hetuesve që mbërritën në  vendngjarje, ajo që gjetën ishte një skenë “rrëqethëse”.

Luca Abbasciano, bashkëshorti i Pambiancos, u gjet i shtrirë në dysheme, pranë murit. Në shtrat ndodhej vajza 5-vjeçare, e cila ishte qëlluar me një plumb në kokë. Pranë saj ndodhej edhe Valentina Pambianco, e cila, sipas konstatimeve të para në vendngjarje, dyshohet se kishte qëlluar veten në gojë.

Qeni u plagos dhe më pas ngordhi pranë të zotit

Edhe qeni i familjes, i cili dyshohet se u qëllua me plumba nga gruaja, ka lëvizur për disa minuta nëpër banesë i plagosur dhe i gjakosur. Më pas, ai dyshohet se është rrëzuar në dhomën e gjumit, mes këmbëve të Luca Abbascianos. Këtë e tregojnë gjurmët e gjakut të gjetura në apartament.

Arma e krimit u gjet në dysheme, një element që fillimisht i kishte bërë hetuesit të mendonin se ishte burri ai që kishte marrë armën.

Prania e gjurmëve të barutit te të dy bashkëshortët bëri më pas që hetuesit të ngrinin hipotezën se të dy kishin tërhequr këmbëzën.

Tashmë, rindërtimi i ngjarjes duket se ka ndryshuar dhe hetimet po orientohen drejt hipotezës se Valentina Pambianco ka qenë ajo që ka qëlluar me armë. /PiranjatNews/



 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?