BOTA

Incident i “madh” kibernetik / Hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit

I.A Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 10:44

Incident i “madh” kibernetik  / Hakerat kinezë

SHBA- Hakerat kinezë depërtuan në disa kompjuterë të Departamentit amerikan të Thesarit dhe siguruan qasje në dokumente të paklasifikuara përmes një programi kompjuterik të një entiteti të tretë që ofron shërbime për departamentin, njoftuan zyrtarët të hënën.

Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se për sa kompjuterë bëhej fjalë apo se tek çfarë dokumentesh mund të kenë pasur qasje hakerat, por përmes një letre drejtuar ligjvënësve ku i njoftonte për këtë incident thekson se “deri më tani nuk ka dëshmi që tregojnë se hakerat kanë vazhduar të kenë qasje tek informacionet e Thesarit”. Sipas letrës, ky rast po hetohet si një “incident madhor në sigurinë kibernetike”.

“Thesari i trajton me shumë seriozitet të gjitha kërcënimet kundër sistemeve tona dhe të dhënave që ato ruajnë”, tha një zëdhënës i këtij departamenti në njoftim. “Gjatë katër viteve të fundit, Thesari e ka përforcuar mbrojtjen e vet kibernetike dhe do të vazhdojë të punojë bashkë me partnerët në sektorin privat dhe publik për të mbrojtur sistemin tonë financiar nga kërcënuesit”.

Në Pekin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme dha përgjigjen standarde që Kina jep si reagim ndaj pretendimeve për ndërhyrjen kibernetike.

“E kemi përsëritur qëndrimit tonë për akuza të tilla të pabaza, të cilave u mungojnë provat”, tha zëdhënësja Mao Ning gjatë konferencës ditore me gazetarë. “Kina në vazhdimësi kundërshton të gjitha format e ndërhyrjes kibernetike dhe e kundërshtojmë shpërndarjen e informacioneve të rreme kundër Kinës për qëllime politike”.

Incidenti vjen ndërkohë që zyrtarët amerikanë po vazhdojnë të përballen me pasojat e fushatës masive kineze të kundër-spinuazhit, të njohur me emrin ‘Salt Typhoon’, që u dha zyrtarëve në Pekin qasje tek një mesazhet private dhe bisedat telefonike të një numri të panjohur amerikanësh. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se numri i kompanive të telekomunikimit që janë prekur nga kjo ndërhyrje kibernetike tani ka arritur në nëntë.

Departamenti i Thesarit tha se e ka identifikuar problemin e fundit më 8 dhjetor, kur kompania ‘BeyondTrust’ që ofron si shërbim një program kompjuterik, njoftoi se hakerët kishin vjedhur një kod “që përdorej nga klienti për të siguruar shërbimin që ruan të dhënat në një bazë dhe që përdoret nga distanca për t’iu ofruar ndihmë teknike” punonjësve. Ky kod ka ndihmuar hakerat të depërtojnë përtej murit të sigurisë së shërbimit dhe të hyjnë në kompjuterat e disa punonjësve.

Që nga ajo ditë, shërbimi i komprometuar është hequr nga përdorimi dhe nuk ka prova se hakerët ende kanë qasje në informacionin e departamentit, shkroi ndihmës-sekretari i Thesarit, Aditi Hardikar të hënën, në një letër drejtuar Komisionit të Senatit mbi Bankat.

Departamenti tha se po bashkëpunonte me Byronë Federale të Hetimeve dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë si dhe palë të tjera për të hetuar pasojat e ndërhyrjes kibernetike dhe se përgjegjësia për këtë ndërhyrje u është atribuuar personave të sponsorizuar nga shteti kinez. Nuk janë dhënë detaje të tjera./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë