Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

KOSOVA- Shkalla e manganit në ujin e Liqenit të Badocit ka rënë, por pamjaftueshëm që ai të përdoret për pije, ka thënë të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK). IKSHPK-ja tha në një shkrim në Facebook se ka vazhduar vëzhgimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, i cili vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të manganit javën e kaluar.
“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundjavës, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, tha IKSHPK-ja.
IKSHPK-ja tha se udhëzimi i saj nga java e kaluar që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije - por vetëm për pastrim - mbetet në fuqi derisa të bjerë vlera e manganit nën shkallën e lejuar. Edhe vitin e kaluar, IKSHPK kishte udhëzur mospërdorimin për pije të ujit nga ky liqen, për shkak të ngritjes së vlerave të manganit.
Ajo tha se ekipet e saj do të vazhdojnë të mbikëqyrin ujin e pijes nga Liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim. Ekspertët kanë thënë se rritja e niveleve të manganit ndodh zakonisht kur ndërrohen stinët.
Mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin e inflamacionit.
Por, kur sasia teprohet, sikurse me gjithçka tjetër, e mira bëhet e dëmshme. Uji i liqenit të Badocit, dhe ai i liqenit të Batllavës, përdoren për pije në rajonin e Prishtinës. Eksperti për ujërat, Skendër Bublaku, i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit – i krijuar në vitet ’60 – është rezultat i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë.
“Fillimisht, ajo është një zonë relativisht e pasur me minerale. Liqeni e ka pasur një problem teknik prej fillimit, marrja e ujit bëhet relativisht ulët, afër fundit të liqenit. Dhe, kjo e bën gjithmonë problematike prezencën e metaleve në tokë, në krahasim me liqenet e tjera”./ REL
SHBA- Mijëra njerëz marshuan në qytetet amerikane nga Uashingtoni në Los Anxhelos të shtunën, duke kërkuar një arm&eum...
Foto ilustruese GAZA- Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi sho...
Foto ilustruese SUEDI- Një punonjës dyqani u plagos nga sulm i armatosur të dielën në një qendër tregtare në qyteti...
KRIME- Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krimen&eu...
LINDJE E MESEM- Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrorist të Ham...
LINDJE E MESME- Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardi...
LINDJE E MESME- Hezbollahu e sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite të hënën...
Foto ilustruese GAZA- Në orët e para të 7 tetorit, saktësisht një vit më parë, brigadat Kassam dhe Hamasi pushtuan ...
Ceremonia perkujtimore GAZA- Një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të Hamasit u mbajt këtë mëngjes në...
SHBA- Numri i të vdekurve nga uragani Helene shkoi në 227 të shtunën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet mbi njëjavore pë...