Hamid Nourit
IRAN- Irani dhe Suedia shkëmbyen të burgosur të shtunën përmes një marrëveshje e cila përfshirë lirimin e Hamid Nourit, të dënuar për krime lufte nga Suedia në lidhje me ekzekutimet masive të vitit 1988 në Republikën Islamike. Nouri u liria në shkëmbim të lirimit të një diplomati të Bashkimit Evropian dhe të një burri tjetër të mbajtur nga Teherani. Irani i liroi Johan Floderus, një suedez që punonte për trupin diplomatik të BE-së, si dhe Saeed Azizin, tha kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.
“Ata janë në avion rrugës për në Suedi, dhe së shpejti do të ribashkohen me familjet e tyre”, tha Kristersson në rrjetin social X. Omani e ndërmjetësoi marrëveshjen e shkëmbimit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit. Televizioni shtetëror iranian raportoi se Nouri është liruar tashmë dhe se do të kthehet në Teheran.
Në vitin 2022, Gjykata e Qarkut e Stokholmit e dënoi Nourin me burgim të përjetshëm për shkak të rolit të tij në ekzekutimet masive. Gjykata e identifikoi atë si ndihmës të zëvendësprokurorit në burgun Gohardasht në periferi të qytetit iranian Karaj.
Ekzekutimet masive të vitit 1988 u kryen në fund të luftës së gjatë të Iranit me Irakun. Pasi lideri suprem i atëhershëm i Iranit, Ruhollah Khomeini, e pranoi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për armëpushim, pjesëtarët e grupit opozitar iranian, Mujahedeen-e-Khalq, të armatosur rëndë nga Saddam Hussein, kryen një sulm befasues përgjatë kufirit iranian.
Irani e frenoi sulmin e tyre, por sulmi u hapi rrugë rigjykimeve të rrejshme të burgosurve politikë, militantëve dhe të tjerëve, që më vonë u bënë të njohura si “komisionet e vdekjes”.
Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vlerësojnë se rreth 5.000 njerëz u ekzekutuan. Irani kurrë nuk i ka pranuar plotësisht ekzekutimet, të cilat u kryen me urdhrat e Khomeinit, edhe pse disa argumentojnë se edhe zyrtarët e tjerë të lartë ishin përgjegjës në muajt e fundit para vdekjes së Khomeinit më 1989. Presidenti i ndjerë iranian Ebrahim Raisi, i cili vdiq nga rrëzimi i një helikopteri në maj, ishte përfshirë gjithashtu në ekzekutimet masive./REL
hamid nourit
Artikuj te sugjeruar
e. d
BOTA
15 Qershor14:46
Shkak deti i trazuar, SHBA heq përsëri skelën e ndihmave nga brigjet e Gazës
GAZA- Skela e ndihmave e ndërtuar nga SHBA-ja do të shkëputet nga brigjet e Gazës për herë të dytë për shka...
E.D
BOTA
15 Qershor14:31
"Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme"/ Robertson: Kjo është arsyeja pse NATO përforcoi trupat e saj
KOSOVË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, thotë se e dënon pa rezerva sulmin terrorist të ndodhur vi...
E.D
BOTA
15 Qershor13:54
VIDEO/ Franca përfshihet nga demonstratat, protestohet kundër së djathtës ekstreme
FRANCË- Demonstratat priten në Paris dhe disa qytete të tjera franceze të shtunën për të protestuar kundër rritjes s&e...
E.D
BOTA
15 Qershor13:45
Ushtria ruse vijon bombardimet në Ukrainë, humbin jetë tre persona dhe disa të tjerë plagosen
UKRAINË- Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Ukrainë. Siç raportohet sulme...
r.ll
BOTA
15 Qershor13:08
BE e prerë: Nëse Serbia nuk ka progres në normalizimin me Kosovën, nuk ka progres në negociatat e anëtarësimit
peter stano
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ia bëri të qartë Serbisë, se pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk mund të b...
M.B.
BOTA
15 Qershor12:54
Samiti për paqen në Zvicër, Harris njofton për dhënien e 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Kamala Harris
ZVICRA- Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka njoftuar për dhënien e shumë se 1.5 miliardë dollar&...
S.B
BOTA
15 Qershor11:59
FOTOT/ Kate Middleton del për herë të parë në publik pas diagnostifikimit me kancer
Kate Middleton
ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton është parë për herë të parë rrugës për në ...
M.B.
BOTA
15 Qershor12:22
Osmani e takon homologun malazez në Zvicër: Diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes
Jakov Milatoviç dhe Vjosa Osmani
ZVICRA- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun nga Mali i Zi, J...
E.D
BOTA
15 Qershor12:15
Organizonin lojëra fati, arreston dy persona në Durrës, procedohet pronari i lokalit
foto ilustruese
DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe një tjetër është proceduar. Bëhet me dije se n...
E.D
BOTA
15 Qershor11:48
Izraeli: Operacioni në Rafah do të përfundojë për 2 javë
GAZA- Zyrtarët izraelitë të sigurisë thonë se operacioni ushtarak i ushtrisë në Rafah do të përfundoj&e...