BOTA

Irani u përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nëse SHBA-të zgjedhin bombardimin, ne do t'i drejtohemi armëve bërthamore!

e. d Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 08:22

Irani u përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nëse

IRANË- Irani i është përgjigjur kërcënimeve të Donald Trump duke thënë se nëse sulmohen do tu drejtohet armëve bërthamore. Vendet perëndimore kanë akuzuar Teheranin për dekada të tëra se kërkon të marrë armë bërthamore. Por Irani i hedh poshtë këto akuza dhe siguron se programi i tij bërthamor ka qëllime ekskluzivisht paqësore. Në një intervistë për NBC, Donald Trump kërcënoi se do të bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

"Nëse ata nuk nënshkruajnë një marrëveshje, do të ketë bombardime," tha Trump. 

Ndërsa Ali Larijani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, paralajmëroi se nëse SHBA-të zgjidhni bombardimin Iranin do të detyrohet të marrë një vendim tjetër për armët bërthamore. 

"Në një moment, nëse ju (SHBA) zgjidhni bombardimin (...) do ta detyroni Iranin të marrë një vendim tjetër për armët bërthamore, Nuk është diçka që ne e dëshirojmë, por nëse Irani sulmohet nuk do të ketë zgjidhje tjetër për sigurinë e tij përveçse të marrë armë bërthamore, sepse populli do ta kërkojë atë për mbrojtjen e tij," paralajmëroi Ali Larijani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. 

Më herët, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi se do të kishte një përgjigje të fortë nëse SHBA do të zbatonte kërcënimet e saj.

"Ata kërcënojnë të shkaktojnë dëme (...), nëse kjo ndodh, sigurisht që do të ketë një përgjigje të fortë nga Irani," tha Ali Khamenei në një fjalim që mbajti në Teheran për fundin e Ramazanit.

Udhëheqësi suprem i Iranit, në pushtet që nga viti 1989, nuk e përmendi Trumpin me emër. Irani kishte përfunduar një marrëveshje në vitin 2015 me grupin P5+1, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Kina, Rusia, SHBA, Franca dhe Britania) dhe Gjermania, për të kontrolluar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Megjithatë, në vitin 2018, Trump në mënyrë të njëanshme tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet e vendosura nga Uashingtoni kundër Teheranit. Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai u deklarua i hapur për dialog me Teheranin dhe në fillim të marsit u shkroi një letër udhëheqësve iranianë. Irani njoftoi të enjten se i ishte përgjigjur kësaj letre përmes Sulltanatit të Omanit.

Dje, të hënën, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se ishte informuar nga Omani se letra kishte arritur në duart e qeverisë amerikane dhe ishte lexuar. Trump po forcon gjithashtu politikën e tij për të ushtruar presion maksimal ndaj Iranit, duke vendosur sanksione shtesë që synojnë të shkatërrojnë eksportet e naftës të Teheranit dhe burimet e tij të të ardhurave.

Të hënën, ai përsëri kërcënoi Iranin me veprime ushtarake, këtë herë për mbështetjen e tij për rebelët Houthi të Jemenit. Nëse Houthi-t nuk i ndalin sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, Trump paralajmëroi se do të kishte një përshkallëzim të bombardimeve amerikane. Ndërsa Presidenti iranian Masoud Peskov përsëriti të dielën se vendi i tij kundërshton negociatat e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara ndërsa vendi i tij është nën kërcënim. Megjithatë, Teherani është i gatshëm të zhvillojë bisedime indirekte me Uashingtonin, sqaroi Pezheskian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë