BOTA

Ish-diplomati, Lulzim Peci: Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me ndërkombëtarët!

n.f Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 13:15
Ish-diplomati, Lulzim Peci: Kosova po shkon drejt një përplasjeje
Lulzim Peci

KOSOVË- Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, janë duke thelluar çarjen mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo ka para vetes një partner “i cili është i paparashikueshëm”.

SHBA-ja dhe BE-ja e cilësuan mbylljen e Postës së Serbisë në veri, më 5 gusht, si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Ky veprim i autoriteteve të Kosovës pasoi qëndrimin e QUINT-it dhe NATO-s që thanë se nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë, pasi kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, iu informoi për planin e hapjes së urës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Peci, Bashkësia Ndërkombëtare edhe një herë reagoi kundër, siç tha, veprimeve të pakoordinuara dhe të njëanshme të autoriteteve të Kosovës kur është fjala për veriun e vendit. E fundit është mbyllja e zyrave të Postës së Serbisë. Si i shihni ju këto reagime?

Lulzim Peci: Unë mendoj që këto reagime janë rrjedhojë e politikës së bashkësisë ndërkombëtare rreth veriut të Kosovës, ku KFOR-i edhe e ka përgjegjësinë më të lartë për sigurinë në këtë pjesë të vendit. Edhe për këtë arsye ata nuk dëshirojnë që të jenë të tejkaluar për veprime, të cilat merren nga Policia e Kosovës në veri të vendit, duke e pasur parasysh edhe përgjegjësinë e tyre, që e kanë meqenëse, mendimi im është që, ata nuk dëshirojnë të kurthohen në ndonjë tension ndëretnik apo diçka të ngjashme, pa qenë paraprakisht të njoftuar. Kjo sepse, nëse situata eskalon, atëherë është KFOR-i ai që duhet të intervenojë. Mendoj që kjo ka të bëjë me këtë, pra ka të bëjë jo ndoshta me veprimin, me mbylljen e zyrave të poste serbe në veri, sa ka të bëjë me qasjen e Qeverisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A po thellohet çarja mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, meqenëse nuk është hera e parë që ndërkombëtarët po reagojnë në mënyrë të tillë? Para disa ditësh kishim edhe reagimin lidhur me hapjen e urës. Ka pasur reagime të fuqishme lidhur edhe me ndalimin e dinarit, mbylljen e institucioneve të ndryshme të Serbisë në Kosovë.

Lulzim Peci: Po, çarja është duke u thelluar, sepse partneriteti nuk mund të ndërtohet nëse nuk konsultohen palët, të cilat kanë përgjegjësi të sigurisë në veri të vendit. Edhe çarja, mendoj që tashmë është thelluar shumë, sepse bashkësia ndërkombëtare ka përpara një partner të vetin. Si e shikon ajo në këtë mënyrë një partner, i cili nuk është i parashikueshëm, dhe i cili ndërmerr veprime pa konsultime paraprake në këtë pjesë të vendit, duke i pasur parasysh përgjegjësitë në fushën e sigurisë. Pra, ta kemi parasysh se për çka jemi duke folur. Nuk jemi duke folur vetëm për zbatim të ligjit, po jemi duke folur edhe për implikimet e sigurisë në atë pjesë të vendit.

Radio Evropa e Lirë: Por, megjithatë autoritetet e Kosovës i arsyetojnë këto veprime të tyre në këto institucione, të cilat janë mbyllur, duke thënë se kanë punuar ilegalisht në Kosovë dhe thirren në ligjshmëri.

Lulzim Peci: Po, krejt në rregull, po e kemi ligjshmërinë edhe i kemi domethënë palët, të cilat kanë mandat të sigurisë në pjesën veriore të vendit. Edhe, kur vjen puna te zbatimi i ligjit, po krejt në rregull, nuk ka dyshim për atë, mirëpo kjo duhet të bëhet në konsultim edhe në koordinim me ata, të cilët kanë përgjegjësi të sigurisë në atë pjesë të vendit.

Mos të harrojmë që Kosova nuk e ka sovranitetin e plotë edhe derisa KFOR-i e ka këtë mandat, të cilin e ka sot, dihet se si janë gjërat. Edhe këtu qëndron problemi, nuk qëndron problemi te zbatimi i ligjit. Problemi qëndron në atë se a jemi partnerë të besueshëm apo jo? Këtu qëndron, këtu është çështja kyç e këtij problemi.

Radio Evropa e Lirë: Nga ana tjetër, edhe pse Bashkimi Evropian i ka vënë sanksione Kosovës, SHBA-ja, pos me deklarata, nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim sanksionues, a mund të pritet diçka që mund të vendosë SHBA-ja në këtë drejtim?

Lulzim Peci: Po sanksionimin më të madh që na e ka bërë SHBA-ja, është që Kosovës ia ka tërhequr përkrahjen që e ka pasur përpara. Sanksion më të madh nuk ka.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni, cilën përkrahje?

Lulzim Peci: Po shiko, Kosova më nuk e ka përkrahje në fushën ndërkombëtare, e cilën e ka pasur përpara prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova i është lënë vetvetes dhe ajo tani është vetëm duke u trajtuar në domenin e menaxhimit të konfliktit. Edhe asgjë më shumë.

Radio Evropa e Lirë: Nga është duke shkuar Kosova?

Lulzim Peci: Kosova është duke shkuar në drejtim të një përplasjeje të madhe me bashkësinë ndërkombëtare. Mirëpo, Kosova nuk ka kapacitet që ta dëmtojë bashkësinë ndërkombëtare. Mund ta dëmtojë vetëm vetveten./ REL

lulzim peci kosova nderkombetaret

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë