BOTA

Italia pranon rregullat e BE-së për koncesionet e plazheve

n.f Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 19:09
Italia pranon rregullat e BE-së për koncesionet e plazheve
Foto ilustruese

ITALI -Për vite me radhë Italia u rezistoi rregullave të Bashkimit Europian për t’u dhënë me koncesione plazhet e vendit me tendera të hapur. Por pas një shtyrjeje të fundit të miratuar nga qeveria e Giorgia Melonit deri në fund të vitit, Romës tani i kanë mbaruar alternativat dhe do të detyrohet të respektojë rregullat e BE-së nga fillimi i vitit 2025.

Për gati dy dekada Italia ka qenë në një betejë ligjore me Komisionin Evropian për praktikat e saj për dhënien me koncesione të plazheve, ndërsa Brukseli e ka akuzuar për mungesë transparence dhe shkelje të rregullave të konkurrencës.

Qeveritë italiane, nga e majta në të djathtë, u kanë rezistuar me vendosmëri udhëzimeve të BE-së që kërkojnë tendera të hapur, duke rinovuar vazhdimisht koncesionet ekzistuese të plazheve. Pas shtyrjes së fundit, të miratuar nga qeveria aktuale e Giorgia Melonit deri në fund të vitit, Romës tani i kanë mbaruar alternativat dhe do të detyrohet të respektojë rregullat e BE-së nga fillimi i vitit 2025.

Koncesionet për përdorimin e zonës së plazhit janë trashëguar nga një brez në tjetrin për dekada të tëra, duke krijuar atë që kritikët e konsiderojnë si një lloj monopoli dhe një simbol të rezistencës së Italisë ndaj reformave ekonomike.

“Komuniteti evropian ka paralajmëruar rregullat e reja që nga viti 2009. Deri në vitin 2024 kanë kaluar shumë vite. Si zakonisht, në Itali, politika e shtyrjes preferohet më shumë se politika e zgjidhjes së problemeve. Prandaj problemi tani është i madh dhe zgjidhja e tij do të jetë e ndërlikuar”, thotë Alessandro De Cataldo, pushues në resortin 'Il Venezia' në Ostia.

Kostot për pushuesit variojnë përgjatë brigjeve italiane: 25 Euro, për dy ndenjëse plazhi dhe një çadër, që është çmimi mesatar, ose deri në disa qindra euro në zonat më të njohura dhe të pasura si në Capri.

Ata që kanë fituar këto koncesione thonë se kanë bërë investime të mëdha dhe nëse rregullat do të ndryshojnë kërkojnë dëmshpërblim.

“Unë i takoj gjeneratës së tretë që menaxhojmë këtë objekt këtu në zonën e plazhit, prej mbi 60 vitesh. Kjo ka qenë gjithmonë një burim krenarie për ne dhe ne të rinjtë kujdesemi të respektojmë ato që kanë qenë traditat tona dhe mësimet e gjyshërve dhe prindërve tanë”, thotë Susanna Barbadoro, Drejtuese e resortit ‘Il Venezia’ në Ostia.

Megjithatë, ekonomistët thonë se pronarët që kanë fituar këto koncesione për përdorimin e plazheve kanë shfrytëzuar prej kohësh pozicionin e tyre të privilegjuar, duke i kthyer shtetit italian vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave të tyre ndër vite.

Sipas Gjykatës Italiane të Audituesve, nga viti 2016 deri në vitin 2020, administrata publike italiane ka marrë çdo vit rreth 97 milionë euro nga 12,166 koncesionet për përdorimin e plazheve të vendit. Kjo do të thotë se, me një të ardhur mesatare vjetore të vlerësuar në 260 mijë euro, këto biznese kanë paguar vetëm rreth 7,600 euro në vit për koncesionet e tyre.

Analisti Pietro Paganini thotë se qeveritë italiane të të gjitha orientimeve politike, i kanë mbrojtur prej vitesh pronarët e koncesioneve, pasi ata përfaqësojnë një grup të çmuar votash.

“Mendoj se qeveria aktuale ka nevojë dhe do të gjejë një kompromis që e bën Bashkimin Europian të lumtur dhe nga ana tjetër zgjat kohën e mjaftueshme për koncesionet aktuale. Nuk ka rëndësi për sa vite, por me pas topin e kalon në fushën e qeverisë së ardhshme”, thotë ekonomisti Pietro Paganini.

Vitin e kaluar, qeveria Meloni paraqiti një raport hartografik në Bruksel në një përpjekje përfundimtare për të justifikuar dështimin e saj për të respektuar të ashtuquajturën direktiva “Bolkestein”, miratuar në vitin 2006 për të siguruar më shumë konkurrencë në disa sektorë.

“Vetë italianët, kur u hapën koncesionet jashtë vendit, morën pjesë. Dhe nuk mendoj se këto organizata shumëkombëshe kanë ardhur nga jashtë, siç thonë ata, për të uzurpuar gjithçka dhe për të krijuar një politikë shfrytëzuese. Këto politika që janë tani, janë politika të shfrytëzimit. Në realitet, këtu bëhet fjalë për këto familje që kanë marrë koncesione publike prej dekadash dhe janë pasuruar në mënyrë jo të drejtë. Dhe kjo nuk është e pranueshme”, thotë Roberto del Bove, nga organizata Mare Libero.

Sipas të dhënave të ofruara nga qeveria italiane, vetëm 33% e vijës bregdetare italiane është dhënë me koncesion, duke sugjeruar se nuk ka “mungesë të burimeve për menaxhimin e plazheve” dhe për rrjedhojë nuk ka nevojë për tenderat konkurrues të kërkuar nga rregullat e BE-së.

Megjithatë, përfaqësuesit e BE-së kanë vënë në dukje se harta merr parasysh 11,000 kilometra të vijës bregdetare, duke përfshirë brigjet shkëmbore dhe zonat jo të notueshme, që nuk do të ishin kurrë të pranueshme për koncesion./ VOA

itali koncesioni i plazheve be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë