BOTA

Izraeli kërcënon Bejrutin pas raketave të gjuajtura nga Libani

r.ll Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 10:57
Izraeli kërcënon Bejrutin pas raketave të gjuajtura nga Libani
ministri izraelit

TEL AVIV- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar Bejrutin më 28 mars, pas sulmeve me raketa nga Libani, duke tronditur armëpushimin e brishtë, që ndërpreu më shumë se një vit armiqësi me Hezbollahun.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka në listë të zezë krahun ushtarak të grupit, por jo edhe atë politik.

“Nëse nuk ka qetësi në komunitetet e Kirjat Shmonas dhe Galileit, nuk do të ketë qetësi as në Bejrut”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, duke iu referuar qytezave veriore drejt të cilave u lëshuan raketat.

Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha mëngjesin e së premtes se “dy predha” u lëshuan nga Libani drejt Izraelit. Një u rrëzua nga ushtria izraelite, ndërkaq një tjetër ra në territorin libanez.

Kjo është hera e dytë që gjuhen raketa nga Libani që nga marrëveshja e armëpushimit që i dha fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut – grup që mbështetet nga Irani – edhe pse Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme të kohëpaskohshme në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit.

“Qeveria libaneze mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për çdo sulm drejt Galileit”, tha Katz.

Raketa u lëshuan disa orë pasi sulmet ajrore izraelite vranë gjashtë persona në jug të Libanit dhe Izraeli tha se ka shënjestruar operativë të Hezbollahut.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi për granatime izraelite në fshatin Kiam, pesë kilometra larg nga kufiri izraelit.

Po ashtu, agjencia raportoi për sulme në komunitetin kufitar Kfar Kila dhe tha se ushtria izraelite kishte kryer bastisje në Hamames.

Më 8 tetor 2023, Hezbollahu nisi sulmet raketore ndaj Izraelit në mbështetje të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – pasi grupi palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.

Armiqësitë ndërkufitare u përshkallëzuan në luftë të plotë, me Izraelin që kreu një fushatë të bombardimeve në Liban dhe dërgoi trupa në këtë shtet.

Armëpushimi i nëntorit bëri që Izraeli të tërhiqej pjesërisht edhe pse trupat e tij vazhdojnë të jenë në pesë vendndodhje në jug të Libanit që Izraeli i konsideron strategjike, edhe pse afati për tërheqjen e trupave, ka kaluar./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë