BOTA

Izraeli njofton vrasjen e udhëheqësit të mundshëm të ardhshëm të Hezbollahut

E.D Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 22:52

Izraeli njofton vrasjen e udhëheqësit të mundshëm të

IZRAEL- Ushtria izraelite tha të martën se një nga sulmet ajrore të saj pranë Bejrutit në fillim të këtij muaji vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut, i cili pritej gjerësisht të ishte udhëheqësi i ardhshëm i grupit.

Grupi militant nuk e ka konfirmuar njoftimin për fatin e Hashem Safieddines. Safieddine, një klerik i fuqishëm brenda radhëve të grupit, pritej të pasonte Hassan Nasrallahun, një nga themeluesit e grupit, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në shtator.

Izraeli tha se Safieddine u vra nga një sulm ajror në fillim të tetorit në një periferi në jug të Bejrutit. Rreth 25 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut u vranë gjatë sulmit, tha Izraeli.

Sulmet izraelite në muajt e fundit kanë vrarë shumë pjesëtarë të udhëheqjes më të lartë të Hezbollahut, duke e lënë grupin në kaos.

Periferia e Bejrutit ku u vra Safieddine u godit nga një sërë sulmesh të reja ajrore të martën. Ushtria izraelite shkatërroi një ndërtesë në Dahiyeh pranë Bejrutit, ku sipas saj strehoheshin objekte të Hezbollahut.

Sulmi ajror ndodhi 40 minuta pasi Izraeli bëri një paralajmërim evakuimi për dy ndërtesa në atë zonë që sipas tij përdoreshin nga Hezbollahu. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

Ndërkohë zëdhënësi kryesor i Hezbollahut, Mohammed Afif, tha se ky grupi ishte pas sulmit me dron të shtunën ndaj shtëpisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu në qytetin bregdetar të Cezaresë. Ai la të kuptohet se mund të ndërmerren sulme të ardhshme në shtëpinë e Kryeministrit Netanyahu. Izraeli ka thënë se as kryeministri dhe as gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën me zotin Netanyahu si pjesë e vizitës së tij të 11-të në rajon që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Pas vrasjes nga Izraeli javën e kaluar të udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, zoti Blinken po përpiqet të ringjallë përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza. Deri tani, Izraeli dhe Hamasi nuk duken të hapur për një gjë të tillë.

Zoti Blinken theksoi nevojën që Izraeli të bëjë më shumë për të ndihmuar në rritjen e fluksit të ndihmës humanitare për palestinezët dhe tha se Izraeli duhet të "përfitojë” nga kushtet e krijuara nga vdekja e Sinwarit si një mundësi për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve.

Zyra e zotit Netanyahu e quajti takimin e tij me zotin Blinken, i cili zgjati më shumë se dy orë, "miqësor dhe produktiv"./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë