BOTA

Javier Milei fiton bindshëm zgjedhjet legjislative në Argjentinë, mori mbi 40% të votave!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 13:21

Javier Milei fiton bindshëm zgjedhjet legjislative në Argjentinë,

Sot në Argjentinë, qeveria e djathtë ekstreme e drejtuar nga Javier Milei ka arritur një fitore të rëndësishme dhe të papritur. Në zgjedhjet e mesit të mandatit, me të cilat rinovohet gjysma e Dhomës së Deputetëve dhe një e treta e Senatit, “La Libertad Avanza” (partia e Mileit) fitoi votën kombëtare, duke marrë 40,84% të votave të qytetarëve, kundrejt 24,50% të “Fuerza Patria”, koalicionit peronist (opozita kryesore e qeverisë aktuale).

Sipas sondazheve të publikuara në javët e fundit, lëvizja peroniste dhe partia e djathtë ekstreme pritej të merrnin vetëm disa pikë diferencë dhe “Fuerza Patria” duhej të kishte shumë më tepër vota. E para që foli pas mbylljes së kutive të votimit ishte Karina Milei, motra e presidentit dhe figurë kyçe e qeverisë, e cila iu drejtua zgjedhësve argjentinas: “Dua t’ju falënderoj. Ishin zgjedhje të qeta dhe paqësore. Falënderoj të gjithë ata që morën pjesë. Jemi shumë të lumtur”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e uroi Milein: “Urime presidentit Javier Milei për fitoren e tij dërrmuese në Argjentinë. Ai po bën një punë të mrekullueshme! Besimi ynë tek ai është justifikuar nga populli argjentinas.”

Për këto zgjedhje ka pasur shumë pritshmëri, sepse ishin rasti i parë që qytetarët argjentinas kishin, që nga fillimi i mandatit, për të vlerësuar veprimtarinë e qeverisë së drejtuar nga Milei. Megjithëse javët e fundit ka pasur disa incidente gjatë aktiviteteve të fushatës (përleshje mes pjesëmarrësve, sulme ndaj politikanëve dhe gazetarëve), dita e zgjedhjeve në Argjentinë u zhvillua pa probleme dhe pjesëmarrja ishte gati 68% (votimi në Argjentinë është i detyrueshëm). Këto zgjedhje do të ndikojnë kryesisht në nivel ekonomik në vend, me një hua amerikane të kushtëzuar nga rezultati elektoral.

Pak pas votimit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri argjentinas i Ekonomisë, Luis Caputo, foli pikërisht për këtë aspekt: “Sa i përket programit ekonomik, nuk ndryshon asgjë. Axhenda do të mbetet e njëjtë. Nuk do të ketë ndryshime. Për ne nesër është një ditë si gjithë të tjerat.” Të njëjtin mendim ndan edhe Guillermo Francos, shefi i kabinetit të ministrave argjentinas dhe figurë shumë e afërt me presidentin ultraliberalist, i cili në momentin e votimit deklaroi: “Qetësohuni për atë që do të ndodhë me dollarin nesër”, ndërsa për një ndryshim të mundshëm të kabinetit që Milei duket i vendosur ta bëjë pas zgjedhjeve, ai tha se “nëse do të ketë ndryshime, padyshim presidenti do të marrë vendimet më të mira.”

Javier Milei votoi në mëngjes pak minuta para orës 11, së bashku me motrën e tij Karina (e përfshirë në një skandal korrupsioni disa muaj më parë), pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe i rrethuar nga mbështetësit e tij, që kishin ardhur me dhjetëra për ta përshëndetur. Ndërkohë, nga selia e “Fuerza Patria”, koalicioni peronist, pak para shpalljes së rezultateve foli një nga politikanët më të njohur të lëvizjes, avokati dhe drejtuesi shoqëror Juan Grabois, i cili tha: “Këto zgjedhje ishin jashtëzakonisht të vështira. Sidomos sepse shefi i kësaj fushate ishte Donald Trump. Është një betejë e pabarabartë.”

“Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, partia e Mileit nuk fitoi shumë vende dhe deri më sot nuk ka shumicën në Parlament – shpjegon Valeria Brusco, politologe dhe pedagoge në Universidad Nacional de Córdoba – Prandaj këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për këtë aspekt, sepse për qeverinë tani do të jetë më e lehtë të çojë përpara manovrat dhe vendimet politike.” Deri më sot, në fakt, presidenti argjentinas ka arritur të qeverisë duke nxjerrë vazhdimisht dekrete, shpesh duke anashkaluar vullnetin e Parlamentit.

Javier Milei, “anarko-kapitalisti” dhe ekonomisti ultraliberal, u paraqit si kandidat presidencial në vitin 2023 me një premtim: të shërojë ekonominë e vendit që sipas tij ishte shkatërruar nga “kasta”, elita politike. Gjatë fushatës elektorale, ai premtoi të stabilizojë ekonominë me një program të ashpër shtrëngimi dhe me shkurtime të mëdha të shpenzimeve publike. Sot, që nga fillimi i mandatit të tij kanë kaluar gati dy vjet dhe pjesërisht qeveria e Mileit ka bërë atë që kishte premtuar.

Nga njëra anë, qeveria e Mileit ka arritur të ulë inflacionin, i cili prej vitesh ishte jashtë kontrollit, duke i rikthyer njëfarë stabiliteti tregjeve dhe duke tërhequr investime të huaja. Nga ana tjetër, sistemi i ngritur nga qeveria e Mileit muajt e fundit po tregon dobësi serioze. Pavarësisht shkurtimeve të ashpra (që kanë goditur kryesisht klasën punëtore, atë që përfitonte më shumë nga ndihmat qeveritare), pesoja argjentinase po zhvlerësohet dhe dollari po rritet. “Sot në Argjentinë ekonomia është e paralizuar”, deklaron Brusco.

Për të mbështetur vlerën e pesos argjentinase, në muajt e fundit qeveria e djathtë ekstreme e drejtuar nga Javier Milei ka kërkuar dy hua të mëdha, e para nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej 20 miliardë dollarësh dhe e dyta – me të njëjtën shumë – nga presidenti amerikan Trump, i cili fillimisht e pranoi, por disa ditë më pas e kushtëzoi dhënien e ndihmës financiare me rezultatin e këtyre zgjedhjeve. “Nëse Milei do të humbasë në zgjedhjet e së dielës – deklaroi presidenti amerikan – nuk do të jemi aq bujarë me Argjentinën.”/ La Repubblica

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë