BOTA

“Jemi më të fortë sesa mendojmë”, Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

M.B. Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 19:35

“Jemi më të fortë sesa mendojmë”, Biden në

NEW YORK- Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli dhe Hezbollahu –grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë në prag të një lufte në shkallë të gjerë në Liban, dhe Izraeli po vazhdon ofensivën në Gazë. Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Biden foli për nevojën që t’i jepet fund konfliktit në Lindjen e Mesme, luftës civile 17-mujore dhe vuri në pah mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë për Kievin, që po përballet me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.

Biden kërkoi që të vazhdohet të mbështetet Ukraina, mbështetje që mund të vihet në dyshim nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Megjithatë, Biden insistoi se pavarësisht konflikteve globale, ai mbetet me shpresë për të ardhmen.

“E di që shumë e shohin botën sot dhe shohin vështirësi e reagojnë me dëshpërim, por unë nuk veproj kështu”, tha Biden.

“Jemi më të fortë sesa mendojmë” kur bota vepron së bashku, shtoi ai.

Biden nisi mandatin presidencial me pretimin për ripërtëritjen e raporteve të SHBA-së në mbarë botën dhe largimin nga “luftërat e pafundme” në Afganistan dhe Irak.

“Isha i vendosur që t’iu jepja fund [këtyre luftërave] dhe e bëra”, tha Biden për largimin e trupave amerikane nga Afganistani, duke e cilësuar si “vendim të vështirë, por vendim i duhur”.

Ai foli edhe për dy konfliktet më të mëdha aktualisht, ai në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

“Gjithmonë ka forca që duan të na përçajnë”, tha Biden, duke shtuar se e refuzon dëshirën “që të tërhiqemi nga bota dhe të qëndrojmë vetëm”.

SHBA-ja një ditë më herët tha se do të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, rajon ku aktualisht ka afër 40.00 trupa. Shtëpia e Bardhë ka insistuar se Izraeli dhe Hezbollahu ende kanë kohë që të shtensionojnë situatën.

“Lufta në shkallë të plotë [në Lindjen e Mesme] nuk është në interesin e askujt”, tha Biden, dhe tha se pavarësisht përshkallëzimit të dhunës, zgjidhja paqësore është rruga e vetme drejt paqes.

Që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, Izraeli po zhvillon ofensivë në Gazë, që ka lënë të vrarë më shumë se 41.000 palestinezë. Ndërkaq, gjatë sulmit në Izrael, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Tani konflikti rrezikon të zgjerohet. Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në baza ditore që nga nisja e luftës në Gazë.

Ndërkaq, të hënën sulmet izraelite në Liban vranë më shumë se 550 persona, teksa mijëra të tjerë janë detyruar që të zhvendosen nga jugu i Libanit. 23 shtatori ishte dita më vdekjeprurëse që nga lufta Izrael-Hezbollah më 2006. Ndërkaq, sa i përket pushtimit rus të Ukrainës, Biden bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes për Kievin.

“Ne nuk mund të lodhemi, nuk mund të mbyllim sytë”, tha Biden.

“Lufta e [presidentit rus, Vladimir] Putin ka dështuar në qëllimin kryesor. Ai synoi të shkatërrojë Ukrainën, por Ukraina është e lirë”, tha udhëheqësi amerikan.

Thirrjet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën vijnë në kohën kur Kievi po kërkon që Perëndimi t’i lejojë që të përdorë armët me rreze të gjata për të sulmuar thellë brenda Rusisë. Putin ka paralajmëruar se Rusia do të ishte “në luftë” me SHBA-në dhe aleatët e saj të NATO-s nëse i lejon Ukrainës të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë