Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Një bombë artizanale, një atentator në arrati, por çfarë, dhe mbi të gjitha kush qëndron pas atentatit në Monako, që tronditi Principatën natën e djeshme, të hënën më 29 qershor?
Bëhet fjalë për goditjen ndaj Vadim Ermolaev, 58 vjeç, biznesmen ukrainas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa djali 13-vjeçar raportohet në gjendje më të lehtë. E përditshmja Le Figaro raportoi se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin një person që lëshonte një çantë në hyrje të një ndërtese banimi pak para shpërthimit.
Ermolaev, i cili prej shtatë vitesh jeton në Principatë, ka grumbulluar një pasuri të madhe. Ai është aktiv në disa sektorë, duke nisur nga aktivitetet imobiliare, importi dhe prodhimi i alkoolit, kozmetikës dhe detergjentëve.
Dhjetë vite më parë quhej “mbreti i Dnipros”, pasuria e tij i afrohet një miliard eurove. Atij i përket kompania Alef, një konglomerat i madh industrial dhe imobiliar i aktivizuar në sektorët e ndërtimit, prodhimit, bujqësisë dhe tregtisë. Para shpërthimit të luftës me Rusinë, ai ka firmosur projektet kryesore të transformimit urban dhe komplekset më të rëndësishme imobiliare në Dnipro.
Mendohej se pas aneksimit të Krimesë, Ermolaev kishte humbur asetet e tij në gadishull, por më vonë u zbulua se ai kishte transferuar biznesin e alkoolit te ndërmjetës dhe kishte vazhduar aktivitetin nën autoritetet ruse. Për këtë arsye në vitin 2023 ai u sanksionua nga Ukraina.
Djali i madh i Ermolaev, Arthur, ka krijuar një rrjet call center-ash mashtruese që kanë mashtruar qytetarë të Bashkimit Europian. Në dhjetor 2025 ai u arrestua në Qipro, teksa po përgatitej të hipte në një fluturim drejt Dohas, dhe u ekstradua në Estoni, ku më pas u gjykua për krijimin e një organizate kriminale.
Sipas hetimeve, call center-at e tij kanë përvetësuar rreth 100 milionë euro nga qytetarë të disa vendeve, përfshirë 5 milionë euro nga qytetarë estonezë. Në fund, Arthur Ermolaev u detyrua t’i paguante Estonisë 8,5 milionë euro, u dënua dhe u dëbua nga vendi, ku tani e ka të ndaluar rikthimin.
Një tronditje e re financiare globale duket se po merr formë, e lidhur ngushtë me zhvillimet në Iran dhe rrezikun në tregun e naftë...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave t&eum...
Pesë ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi Venezuelën, ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kan&eum...
Bisedimet Iran-Katar të mërkurën do të mbulojnë zbatimin e marrëveshjes së Teheranit me SHBA-në, si dhe asetet e saj t...
Vala e të nxehtit që ka shkaktuar 1300 viktima në mbarë Europën, ka vënë në pah nevojën urgjente që sistemet...
Pasi Irani dhe Shtetet e Bashkuara shkëmbyen sulme në fund të javës së kaluar, vëmendja është kthyer përsëri...
Një çift i teknologjisë me të ardhura vjetore prej më shumë se 360,000 dollarësh thonë se nuk mund ta ndër...
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka marrë një sërë vendimesh që prekin drejtpërdrejt pushtetin presidencial, institu...
Google thotë se një kërkesë tipike drejtuar inteligjencës artificiale konsumon rreth pesë pika ujë.Sam Altman i OpenAI p&eu...
Disa përfitues të programit federal amerikan të sigurimit shëndetësor për të moshuarit dhe personat me aftësi të ...