BOTA

Johnson: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën për buxhetin e ri të qeverisë amerikane

n.f Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 22:56
Johnson: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të
Johnson

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka vendosur të hedh për votim të mërkurën një projektpropozim për zgjatje të përkohshme të buxhetit aktual, që synon të parandalojë një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Buxheti i ri i qeverisë amerikane fillon më 1 tetor, ndërsa zoti Johnson u detyrua javën e kaluar ta tërheqë projektpropozimin nga shqyrtimi mes kundërshtive nga të dy krahët e politikës.

Republikanët e kanë kushtëzuar masën e re buxhetore me aprovimin e një legjislacioni që kërkon provën e shtetësisë për votuesit amerikanë. Siguria e votës është bërë një përparësi kryesore për republikanët këtë vit zgjedhor, duke aluduar mbi mundësinë e votimit nga ta që nuk janë shtetas amerikanë, pavarësisht se kjo është një vepër e paligjshme dhe se hulumtimet tregojnë se është një fenomen i rrallë.

“U bëj thirrje kolegëve të mi që të bëjnë atë që shumica dërrmuese e popullit të këtij vendi kërkon me të drejtë dhe meriton, të parandalojnë joshtetasit që të votojnë në zgjedhjet amerikane”, tha zoti Johnson të martën.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha për gazetarët se nuk ishte gati të diskutonte ndonjë plan alternativ për financimin e qeverisë përveç projektpropozimit që do të dalë para ligjvënësve të mërkurën.

“Nuk do të zhvilloj bisedime për alternativa të tjera, ky është synimi. Do të punoj pa pushim që ky projektpropozim të miratohet”, tha zoti Johnson.

Sidoqoftë, legjislacioni përballet me një të tatëpjetë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nuk ka asnjë shans në Senatin e kontrolluar nga demokratët. Masa kundërshtohet nga shumica e demokratëve dhe disa republikanë, por për arsye të ndryshme.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, tha se mënyra e vetme për të parandaluar mbylljen e pjesshme të qeverisë ishte bashkëpunimi i palëve për të arritur një marrëveshje. Ai tha se votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i njoftuar nga zoti Johnson, do të dështonte.

“E vetmja gjë që do të arrijë është të bëjë të qartë se po shkon në një rrugë pa krye”, tha demokrati Schumer. “Ne duhet të kemi një plan dypartiak në vend të kësaj”.

Masa do të lejonte financimin e përkohshëm të qeverisë në nivelin aktual ndërsa ligjvënësit anashkalojnë dallime e tyre për të arritur një marrëveshje për një buxhet të plotë vjetor. Demokratët dhe disa republikanë kërkojnë një masë afatshkurtër buxhetore duke krijuar mundësinë për miratimin e një buxheti të plotë pas zgjedhjeve të nëntorit dhe nënshkrimin në ligj nga Presidenti Biden.

Por zoti Johnson dhe disa nga anëtarët më konservatorë republikanë kërkojnë një zgjatje gjashtëmujore të buxhetit aktual, me shpresën se kandidati republikan Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet dhe do t'u japë atyre më shumë hapësirë për buxhetin vjetor.

Senatori Schumer thotë se një masë gjashtëmujore nuk do t’i plotësonte nevojat e Pentagonit dhe agjencive të tjera qeveritare që kanë nevojë për më shumë siguri financiare.

Republikani Johnson tha javën e kaluar se nuk do të hiqte dorë nga propozimi i tij dhe se do të punonte gjatë fundjavës për të fituar mbështetje. Ai tha se sigurimi që vetëm shtetasit amerikanë të votojnë në zgjedhjet federale është “çështja më urgjente tani dhe ne do ta bëjmë këtë”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ishte në Florida të dielën për një takim me zotin Donald Trump, i cili më parë duket se inkurajoi mbylljen e pjesshme të qeverisë nëse republikanët nuk marrin garanci për sigurinë zgjedhore.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi në muajin korrik një projektligj që kërkon provën e shtetësisë amerikane për votuesit. Projektpropozimi për buxhetin kundërshtohet nga disa republikanë të cilët i konsiderojnë shpenzimet si të tepërta./ VOA

shba johnson

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë