BOTA

"Ka dëmtuar imazhin e gjyqësorit"/ Qeveria në Shkup kërkon shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski

b.z Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 20:16
"Ka dëmtuar imazhin e gjyqësorit"/ Qeveria në Shkup
Foto ilustruese

SHKUP - Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa pret që shkakrimin ta bëjë Këshilli i Prokurorëve. Qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski vlerëson se kryeprokurori Lupço Kocevski po punon jashta normave ligjore dhe se ka dëmtuar imazhin e gjyqësorit. Nëse Këshilli nuk e shkarkon zotin Kocevski, atëherë çështja do të kalojë në parlament, ku nevojitet gjysma e numrit të ligjvënësve për shkarkimin e tij nga detyra. Opozita e shikon këtë si një ndërhyrje në pavarësinë e gjyqsorit nga ana e VMRO-së zotit Mickovski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ngulë këmbë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjishëm, Lupço Kocevski, por procedurat ligjore për këtë duket se nuk janë të thjeshta dhe çështja mund të zvarritet me javë madje dhe muaj.

Kryeministri Hristijan Mickovski thekson se kryeprokurori nuk ka treguar efikasitet në punën e tij; se ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe nën ndikim të politikës; se ka rrënuar imazhin dhe besueshmërinë e prokurorisë, teksa dyshon dhe për veprime që ndërlidhen me korrupsionin.

Qeveria nuk mund ta shkarkojë kryeprokurorin, por i kërkon Këshillit Republikan të Prokurorëve ta bëjë këtë.

“Ligji është i qartë. Nuk mundemi ne si qeveri ta shkarkojmë, por pasi t’ia kemi dërguar kërkesën Këshillit të Prokurorëve duhet të presim 15 ditë përgjigjen”, tha zoti Mickovski.

Këshilli, ndërkaq pret argumente të qëndrueshme nga qeveria për të marrë një vendim lidhur me kërkesën për shkarkimin e zotit Kocevski.

Kryeprokurori Kocevski i hedh poshtë akuzat, ndërsa është shprehur për median në Shkup se ka zbatuar ligjin dhe “nëse dëshmohet shkelja e rregullave dhe ligjeve” nga ana e tij, ai “vetë do të largohej nga detyra”.

Profesori Mersim Maksuti nga Universiteti i Tetovës në një bisedë me Zërin e Amerikës shpjegon se është Parlamenti si institucion i fundit që mundet ta shkarkojë ose jo kryeprokurorin, meqë ai është zgjedhur nga ligjvënsit. Ndërkohë, zoti Maksuti analizon atë që konsiderohet si ndërhyrje e politikës në këtë përpjekje:

”Kjo është çështja më e ndjeshme, aq më tepër kur një procedurë, një nismë e tillë vjen vetëm pas një viti nga zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë Publike të vendit. Është një çështje mjaft e diskutueshme, edhepse në radhë të parë duket sikur ka ndërhyrje politike për arsye se vërtet prokuroria është një organ i mvetësishëm me ligj, por shikuar në përgjithësi nuk është aq lehtë për t’u shpjeguar sepse prokuroria nuk është pushteti gjyqsor, nuk është gjykatë. Gjykatat kanë pushtetin absolut me kushtetiutë, ndërsa prokuroria, në një mënyrë nuk është krejtësisht e pavarur ndonëse e mvetësishme. Kjo do të thotë se veprimi i prokurorisë varet nga organet tjera të ekzekutivit”, thotë z. Maksuti.

Nga ana tjetër, eksperti i çështjeve ligjore, Maksuti sikundër dhe një numër kolegësh të tij theksojnë nevojën e reformave të mirëfillta në gjyqësor.

Sipas sondazheve, vetëm, 2 deri në 3 përqind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i beson gjyqësorit dhe për këtë kanë reaguar në të kaluarën zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, prej nga janë shpenzuar miliona dollarë për trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve të Maqedonisë së Veriut./VOA

lupco kosevski

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë