“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
SHKUP- Në agjendën e seancës parlamentare në Maqedoni të Veriut është interpelanca ndaj kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi. Kërkesa për interpelancë u bë nga grupi parlamentar E Majta, dhe sipas njoftimeve, partia opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM) e mbështet atë.
Në seancën e 3 shtatorit, interpelancën ndaj Gashit nuk do ta mbështesë VMRO-DPMNE-ja në pushtet dhe partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës. Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, tha gjatë një konference për media më 27 gusht se interpelanca ndaj tij nuk ka qëndrueshmëri politike. Ai tha se shpreson që të ketë paraqitje të argumenteve gjatë seancës dhe ai do të respektojë vendimin e deputetëve se si të veprohet për këtë çështje.
Në kërkesën për interpelancë thuhet se Gashi ka vepruar në mënyrë joprofesionale, jokushtetuese dhe ka dëmtuar sekularitetin e shtetit sepse ai ka lejuar që të kryhen rite fetare gjatë një mbledhjeje të një komisioni. Në kërkesë po ashtu përmendet edhe incidenti i 11 gushtit në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gashi po ashtu akuzohet për shkeljen e ligjit për gjuhët, pasi betimin për kryeparlamentar e ka bërë fillimisht në gjuhën shqipe dhe jo maqedonase.
Sa i përket incidentit në Aeroportin e Shkupit, Gashi ka thënë se ai ka ndërhyrë vetëm për të shmangur ndonjë incident diplomatik. Incidenti ndodhi pasi zyrtarët e Aeroportit të Shkupit, sipas Presidencës së Kosovës, tentuan t’i merrnin telefonin personal presidentes Osmani, gjatë kontrollit në aeroport. Ajo dhe pjesëtarët e sigurimit të saj më pas thirrën në telefon Gashin për ta informuar për incidentin, duke besuar se në këtë rast ishin shkelur praktikat ndërkombëtare. Gashi deklaroi më 27 gusht se ai reagoi pas kësaj telefonate, me qëllim që të shmangte një incident të madh.
Kryeparlamentari Gashi gjatë konferencës tha se pas telefonatës së Osmanit, ai dëshironte që së bashku me sigurimin e tij të shkonte në Aeroport, por nuk mundi për shkak të obligimeve të tjera. Sigurimi i tij shkoi në Aeroport dhe u informua më pas se incidenti ishte zgjidhur. Gashi shtoi se nuk i kishte kërkuar askujt të vepronte në mënyrë të paligjshme.
Pas incidentit, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se kreu i sigurimit të Gashit dhe dy anëtarë të tjerë të ekipit të tij, nën urdhrat e kryeparlamentarit, shkuan në zonën VIP të Aeroportit dhe u konfrontuan me policët e Aeroportit, pasi kishin insistuar që presidentja Osmani të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit të sigurisë. Një departament brenda kësaj ministrie pezulloi nga puna shefin e sigurimit dhe hapi procedurë ndaj dy truprojave të tjerë.
Për shkak të incidentit në Aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e Kosovës i nisi një notë proteste Shkupit më 2 gusht, duke kërkuar sqarim të plotë të kësaj ngjarjeje. Dy ditë më pas, më 5 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Maqeodninë e Veriut dhe diskutoi me Mickoskin për këtë incident. Të dy thanë se incidenti nuk ka prekur raportet mes dy shteteve, teksa Kurti tha se po priste raportin e hetimit të kryer nga autoritetet maqedonase./ REL
Familja ITALIA- Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë dy dit&...
Presidenti i Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh, mirëpret në shtetin e tij presidentin rus, Vladimir Putin. 3 shtator 2024. MONGOLIA- Presiden...
Mikhail Khodorkovsky RUSIA- Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth tri javë më parë në rajonin perëndimor Kurs...
EUROPA- Çdo vit EIU (Economist Intelligence Unit), rendit një grup të madh qytetesh globale, për nga cilësia e jetesës së...
ITALI- Një ish-drejtor i rojës bregdetare libiane i kthyer ne super-trafikant, Abd al-Rahman Milad është vrarë dje në një s...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha në një intervistë se mendon që Zoti do të rregullojë vendin pasi i mbijet...
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 4 shtator n&e...
viktimat KUMANOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kumanovë, ku si pasojë kanë humbur jetën Babë e bir. Si&ccedi...
ÇIKAGO- Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në një tren në Chikago. Policia thot&...
BRAZIL- Paneli i Gjykatës Supreme të Brazilit të hënën ka mbajtur në fuqi unanimisht vendimin e një gjykate braziliane p&eu...