BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

IZRAEL- Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, një ditë përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi.
Armëpushimi do t’i sillte palët një hap më pranë përfundimit të luftimeve më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes palëve, 15 muaj pas fillimit të konfliktit.
Qeveria e ratifikoi marrëveshjen në orët e para të së shtunës pas një mbledhjeje që zgjati për më shumë se gjashtë orë, tha zyra e zotit Netanyahu në një deklaratë.
Sipas marrëveshjes së kundërshtuar nga disa anëtarë të vijës së ashpër të kabinetit, një armëpushim gjashtë-javor hyn në fuqi të dielën kur do të realizohet i pari mes disa raundeve të shkëmbimeve mes pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Marrëveshja mund të hapë rrugën për t'i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.
Sipas njoftimeve të mediave, 24 ministra në qeverinë e koalicionit të zotit Netanyahu votuan në favor të marrëveshjes, ndërsa tetë e kundërshtuan atë.
Të premten, kabineti izraelit i sigurisë votoi në favor të marrëveshjes së armëpushimit, i pari nga dy miratimet e nevojshme.
Negociatorët Katari dhe SHBA njoftuan për armëpushimin të mërkurën, por marrëveshja ishte pezull për më shumë se një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se kishte disa pengesa të minutës së fundit për të cilat ai fajësoi grupin militant Hamas.
Sipas marrëveshjes me tre faza, në fazën e parë gjashtëjavore, Hamasi do të lirojë 33 pengje izraelite, përfshirë të gjitha gratë (ushtarë dhe civilë), fëmijë dhe burra mbi 50 vjeç.
Ka disa pyetje që mbeten, përfshirë emrat e 33 pengjeve që do të lirohen gjatë fazës së parë dhe cilët prej tyre janë ende gjallë.
Zoti Netanyahu udhëzoi një grup të posaçëm pune që të përgatitet për të pritur pengjet që ktheheshin nga Gaza dhe tha se familjet e tyre ishin informuar se një marrëveshje ishte arritur.
Izraeli do të lirojë të gjitha gratë dhe fëmijët palestinezë nën 19 vjeç të mbajtur në burgjet izraelite deri në fund të fazës së parë.
Lufta midis forcave izraelite dhe Hamasit ka rrafshuar një pjesë të madhe të Gazës, ka vrarë më shumë se 46,000 persona dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë të enklavës prej 2.3 milionësh, sipas autoriteteve lokale.
Nëse ka sukses, armëpushimi mund të zbusë situatën në Lindjen e Mesme.
Të premten në Gazë, avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulme të rënda dhe shërbimi i emergjencës civile palestineze tha se 116 palestinezë, pothuajse 60 prej tyre gra dhe fëmijë, ishin vrarë që nga shpallja e marrëveshjes të mërkurën./VOA
EUROPA- Sipas parashikimit të Komisionit Europian, rritja e ekonomisë në Bashkimin Europian pritet të shkojë deri në 1.5% në...
SHBA- Mark Zuckerberg, tha se autoritetet amerikane, si Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), mund të lexojnë mesazhet tona në WhatsApp...
Josip Dabro KROACI - Një video e zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke qëlluar nëntë të shtëna nga nj&...
BERLIN- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber u takuan me liderin e Unionit K...
Liridona Ademaj PRISHTINË - Avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë, Liridona Ademaj, e cila u vra në Kosovë nga 4...
BEOGRAD- Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizion...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se inaugurimi i tij të hënën do të zhvillohet brenda nd&eu...
SHBA- Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arre...
Policia italiane ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë pasi ak...
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të premten një marrëveshje të gje...