Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha sot se zgjedhjet e fundit në Bjellorusi ishin "një farsë. Duke folur në Bruksel përpara një takimi të Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kaja Kallas tha se ishte takuar me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya për të diskutuar zgjedhjet e së dielës, të cilat i dhanë presidentit autoritar Alexander Lukashenko një mandat të 7-të në pushtet.
Udhëheqësja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila u largua nga Bjellorusia për shkak të trysnisë së qeverisë pasi sfidoi Presidentin Lukashenko në vitin 2020, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se zgjedhjet e së dielës ishin "një farsë e plotë, një ritual i Lukashenkos".
Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtë zgjedhjet, duke i konsideruar ato jo legjitime dhe zyrtarët e BE-së kanë kërcënuar Minskun me sanksione të reja.
"Bëhet fjalë për zgjedhje të manipuluara në Bjellorusi. Ne jemi me popullin bjellorus. Bjellorusia ndodhet lart në axhendën e Bashkimit Evropian", tha Kaja Kallas, shefe politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Kundërshtarët e Presidentit Lukashenko, shumë prej të cilëve u burgosën dhe u detyruan të largoheshin nga vendi për shkak të shtypjes së pandërprerë dhe kufizimit të lirisë së shprehjes, i kanë quajtur zgjedhjet jo legjitime, duke i krahasuar ato me zgjedhjet e vitit 2020, që shkaktuan protesta të pashembullta disa mujore në vendin me 9 milionë banorë.
Mediat e pavarura janë ndaluar në ish-republikën sovjetike. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Presidenti Alexander Lukashenko, i cili ka qenë udhëheqës i Bjellorusisë për 31 vite, mori 86.6 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës.
Ndërsa Perëndimi i cilësoi si jo të lira dhe të padrejta zgjedhjet, Moska tha sot se po festonte fitoren e aleatit të saj Alexander Lukashenko dhe hodhi poshtë kritikat e Perëndimit, duke thënë se ato ishin “të parashikueshme”. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas vlerësoi Presidentin amerikan Donald Trump për presionin ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Diskutuam edhe për gjendjen në Ukrainë. Pres një vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë. Natyrisht që është një gjë e mirë që Presidentit amerikane Donald Trump po bën trysni mbi Rusinë, duke thënë se përfundimi i luftën është në dorën e tyre”, tha ajo.
Vendet perëndimore kanë vendosur vazhdimisht sanksione kundër regjimit të Lukashenkos dhe nuk e konsiderojnë atë një president legjitim të vendit. Për shkak të pasojave të këtyre sanksioneve, regjimi i Lukashenkos është afruar me Rusinë, duke i lejuar presidentit Vladimir Putin të përdorë territorin e tij për të vendosur trupa ruse dhe për të organizuar sulme kundër Ukrainës./ VOA
IZRAEL- Zëdhënësi i qeverisë izraelite David Menser ka njoftuar se tetë nga pengjet izraelitë që do të lirohen n&...
Palestinezët GAZA - Qindra mijëra palestinezë u nisën në drejtim të pjesës veriore të Rripit të Gazës sot...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në Washington javën e ardhshme për tu takuar me presidentin...
SHBA- Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e admi...
GAZA- Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se disa nga pengjet e liruara nga Gaza deri më tani sipas marr&eu...
kaja kallas BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në ...
foto ilustruese UKRAINË- Trupat e Koresë së Veriut duket se janë tërhequr përkohësisht nga vija e frontit në Rusi p...
mitsotakis dhe kryepeshkopi GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, I...
BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë dritën jeshilë ditën e sotme për të qenë i dërguari i Bashkimit Evropian për dia...
peter sorensen BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për posti...