BOTA

“Kam frikë se emrat do të fshihen”, shqiptari në Greqi i vendosur për të gjetur drejtësi për të birin: Do fle çdo natë para Parlamentit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2025, 20:05

“Kam frikë se emrat do të fshihen”, shqiptari në

Në zemër të Athinës, në Sheshin Syntagma, aty ku ishte shkruar me bojë të kuqe emri i djalit të tij, Pano Ruçi ka vendosur të qëndrojë çdo natë. Ai nuk pranon që kujtimi i 57 viktimave të tragjedisë së Tempit të fshihet, pas miratimit të amendamentit për Monumentin e Ushtarit të Panjohur.

Në një deklaratë për televizionin Mega, Ruçi shprehu shqetësimin e tij se, pas miratimit të amendamentit emrat e viktimave të Tempit, mes tyre dhe i djalit të tij, Denis Ruçit, do të fshihen.

Ai u bëri thirrje familjarëve të viktimave dhe qytetarëve që të mblidhen dhe të “luftojnë” që fëmijët e tyre të prehen të qetë.

“Ju që më mbështetët, ejani sërish në Sheshin Syntagma. Ua kemi borxh fëmijëve që humbëm”, ka thënë shqiptari për mediat greke.

Sipas tij, Monumenti i Ushtarit të Panjohur është një simbol kujtese dhe nderimi për ata që kanë humbur jetën padrejtësisht, prandaj edhe fëmijët e Tempit duhet të jenë pjesë e kësaj kujtese, jo të fshihen prej saj.

“Në vend që t’u fshijmë emrat, le të sigurohemi që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë. Kam frikë se do t’i zhdukin. Ditët e fundit janë përpjekur të përjashtojnë fëmijët tanë nga grupi ‘Deri në Fund’. Por ne nuk do të heshtim”, tha ai më tej.

Pano Ruçi e quajti këtë vendim “një akt hakmarrjeje”, duke theksuar se nuk do të ndalet: “Nga sot, do të jem çdo natë në Syntagma, pikërisht në vendin ku ishte shkruar emri i fëmijës tim me të kuqe. Do të qëndroj aty, derisa kujtimi i tyre të mos fshihet kurrë.”

Tragjedia e Tempit:

Një tren pasagjerësh plot studentë u përplas me një tren mallrash më 28 shkurt 2023, pranë grykës së Tempit në Greqinë qendrore.

Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Në mesin e të rinjve që humbën jetën në atë ditë të zezë jo vetëm për Greqinë, por dhe vendin tonë, ishin dhe 6 shqiptarë.

Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo janë shqiptarët që humbën jetën nga kjo tragjedi e jashtëzakonshme.

Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë