BOTA

"Kam nisur nga zeroja, me këtë punë kemi ndërtuar shtëpinë", prodhimet e grave të Kosovës në tregje të Evropës

n.f Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 18:28
"Kam nisur nga zeroja, me këtë punë kemi ndërtuar
Foto ilustruese

KOSOVË- Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme.

“Kam dalë në treg me vetëm dhjetë kilogramë ajvar e tre kavanozë me speca turshi”, kujton sot ajo.

“Të gjithë qeshnin me mua që kisha sasi aq të vogël. Por, dalëngadalë kërkesat rriteshin e bashkë me to edhe prodhimi im”, thotë fermerja nga fshati Frashër i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Sot, prodhimet e saj i shet jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian. Radio Evropa e Lirë e takoi atë më 15 tetor në një panair në Prishtinë, që u mbajt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale.

Gjatë rrëfimit, Nadirja tregon se situata e rëndë ekonomike dhe sociale - me burrin e papunë dhe tre fëmijët e vegjël - e kishte nxitur që një pjesë të prodhimeve bujqësore, që do t’i përdorte për nevojat familjare, t’i nxirrte në treg për shitje. Fillimisht dilte në tregun e komunës së saj. Me rritjen e kërkesave, dilte kohë pas kohe edhe në Prishtinë.

“Prej katër vjetësh, ajvar e turshi eksportoj edhe në Zvicër, Gjermani dhe Francë”, thotë ajo.

“Kam kërkesa edhe për Suedi, por, për momentin, nuk mund t’i përmbush, sepse nuk kam prodhim”.

Nadirja tregon se nga një dhomë e vogël shtëpie, ku i qëronte e piqte specat, sot ka dy objekte në fshat, si lloj fabrikash, ku ka të punësuar dhjetë veta.

“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të bëhem një afariste e suksesshme. Qëllimi ishte, thjesht, t’i përmbushja nevojat e tre fëmijëve dhe bashkëshortit”, thotë Nadirja.

E sot, fëmijët e saj e ndihmojnë biznesin.

“Njëri djalë mban kontabilitetin, e tjetri i menaxhon punëtorët”, tregon ajo.

Në panairin në Prishtinë me temën “Gratë rurale janë çelësi për zero uri”, ekipi i REL-it takoi edhe Nafije Ajetin nga fshati Sveçël i Podujevës. Me një rrëfim të ngjashëm si Nadirja, ajo tregon se punën si fermere e kishte nisur qysh në vitin 2002 - fillimisht për konsum familjar, e pastaj edhe për shitje në treg.

“Puna në bujqësi nuk është e lehtë, por është fitimprurëse - sa mund të kultivosh dhe përpunosh, mund edhe të shesësh”, thotë Nafija, e cila në banakun e saj kishte ekspozuar ajvar dhe perime turshi.

Këtë vit, Nafija thotë se ka kultivuar dhjetë hektarë tokë me domate, speca, tranguj, patate e të tjera. Përveçse brenda Kosovës, ajo shet deri në 50 tonë produkte edhe në Belgjikë e Gjermani, brenda një viti.

Nga komuna e Podujevës si Nafija, në panair ishte edhe Afërdita Murati, e cila në banak kishte ekspozuar mjedra, aroni, boronica dhe lëng prej tyre. Me kultivimin e këtyre produkteve thotë se nisi të merrej në vitin 2015.

“Pas kthimit nga Kroacia më 2001 - ku kam jetuar 14 vjet - u jam përkushtuar tre fëmijëve dhe arsimimit të tyre. Kur fëmijët kanë nisur t’i përfundojnë studimet, unë kam mbetur si amvise, pa ndonjë qëllim të qartë. Fillova të kërkoj punë, por oferta për rrogë sillej nga 150 deri në 200 euro në muaj”, rrëfen fermerja nga fshati Llapashticë e Poshtme i Podujevës.

Ajo thotë se, fillimisht, dilte në tregun në Prishtinë me pesë litra lëng aronie për shitje. Sot, ka biznesin e saj që prodhon deri në 500 litra në ditë. Valbona Sopa ka një rrëfim më ndryshe. E ardhur nga fshati Sllovi i Lipjanit, ajo tregon se bashkëshorti i saj, para tri dekadash, shiste produkte bujqësore në tregjet e Prishtinës. Pasi ai u plagos në luftë, Valbona - ndonëse elektriciste me profesion - filloi ta ndihmonte.

“Sot nuk mund të largohem nga kjo punë, sepse i kam krijuar klientët e mi dhe ndihem e përmbushur me këtë punë. Kam nisur nga zeroja, por me këtë punë kemi ndërtuar shtëpinë, kam shkolluar vajzën dhe kam krijuar kushte të mira materiale”, thotë Valbona.

Jo larg banakut të Valbonës, produkte qumështi dhe perime shiste edhe Hata Sllamniku nga fshati Henc i Fushë Kosovës. Ka tri lopë dhe bashkë me bashkëshortin kultivojnë rreth pesë hektarë tokë me perime.

“Në fillim ndihesha në siklet dhe më vinte turp të shisja në treg, sepse pas luftës nuk kishte shumë gra. Tash, me padurim pres që t’i shes produktet e mia”, thotë fermerja 58-vjeçare.

Ajo tregon se fëmijët i ka tani të shkolluar dhe të punësuar dhe se ata i kërkojnë të mos merret më me bujqësi.

“Por, unë nuk mund ta lë”, thotë ajo.

Shumica e bashkëbisedueseve të REL-it tregojnë se kanë marrë, kohë pas kohe, subvencione nga organizata të ndryshme joqeveritare, por jo edhe nga Qeveria e vendit. Të gjitha thonë se puna në bujqësi nuk është fare e lehtë, por se është bërë pjesë e jetesës së tyre, njëherësh edhe më të shëndetshme.

Duke folur në panairin në Prishtinë, Imri Demelezi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se “gratë e vendeve rurale luajnë rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe rritjen e shkallës së punësimit”.

“Si Ministri e Bujqësisë, vitin e kaluar, për gratë fermere kemi ndarë 15.2 milionë euro. Prej tyre, 7.2 milionë euro kanë qenë grante dhe tetë milionë euro janë adresuar për gratë fermere përmes skemave të subvencioneve”, tha Demelezi, duke u zotuar se shpërndarja e mjeteve të ngjashme do të vazhdojë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa është numri i bizneseve që aktualisht udhëhiqen nga gratë dhe në cilët sektorë bëjnë pjesë ato.

Por, për një raportim të vitit të kaluar, nga kjo ministri kanë bërë të ditur për REL-in se nga viti 2019 deri në shtator të vitit 2023, në Kosovë janë regjistruar 49.974 biznese të reja - prej tyre, 12.801 kanë qenë biznese me pronare gra. Sipas Kombeve të Bashkuara, gratë rurale kanë më pak qasje në disa burime - nisur nga të drejtat në tokë dhe kredi deri tek arsimi dhe teknologjia.

Nëse gratë do ta kishin të njëjtën qasje në burimet prodhuese sikurse burrat, rendimentet e fermave do të mund të rriteshin për 20-30 për qind, sipas Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë, shkalla e punësimit të grave sillet rreth 24 për qind. Përkundër larmisë së prodhimeve vendore, Kosova më shumë importon, sesa eksporton./rel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë