
Bill Gates deklaroi se ka qenë “budalla” që ka kaluar kohë me Jeffrey Epstein, duke theksuar se pendohet për çdo kontakt që ka pasur me të. Ai pohoi gjithashtu se email-i që përfshihet në dokumente të publikuara së fundmi nuk i është dërguar kurrë atij.
Bëhet fjalë për një email të korrikut 2013, i shkruar sikur t’i drejtohej vetë Gates-it, me përshëndetjen “dear Bill”, por që në fakt kishte si marrës vetë Epstein-in. Në këtë email, Epstein e akuzon Gates-in se ka injoruar miqësinë e tyre dhe bën referenca për një “sëmundje seksualisht të transmetueshme”, ndërsa pretendon se i ishte kërkuar të siguronte antibiotikë për t’ia dhënë fshehurazi bashkëshortes së tij të atëhershme, Melinda French Gates.
Në një intervistë të dhënë në Australi, miliarderi sqaroi se email-i në fjalë nuk është dërguar kurrë, duke pretenduar se Epstein e kishte shkruar për veten e tij. “Është e qartë se Jeffrey i ka shkruar një email vetes. Ai nuk u dërgua kurrë dhe nuk e di se çfarë kishte në mendje”, u shpreh Gates.
Gates shtoi se pendohet për çdo moment që ka kaluar me Epstein: “Jam një nga shumë njerëzit që pendohen që e kanë njohur”, deklaroi ai.
Duke folur për rrjetin australian 9 News Australia, Gates tha se kontaktet e tij me Epstein ishin të kufizuara vetëm në disa darka. Ai theksoi se nuk e ka vizituar kurrë ishullin privat të Epstein dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me gra. “Sa më shumë fakte dalin në dritë, aq më e qartë bëhet se, edhe pse ky kontakt ishte një gabim, nuk kishte asnjë lidhje me sjellje të tilla”, përfundoi ai.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
4 Shkurt14:07
A do të kandidojë Le Pen në vitin 2027?/ Ja kur pritet vendimi përfundimtar
Prokurorët e shtetit francez i kanë kërkuar gjyqtarëve të gjykatës së apelit të mbajnë në fuqi ndalimin pes&...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
4 Shkurt12:48
Musk e quan kryeministrin spanjoll 'fashist', ndërsa X kritikon bastisjen e zyrave në Francë
Elon Musk e ka kritikuar ashpër kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez si një “totalitarist të vërtetë fashist&rdq...
BOTA
4 Shkurt12:40
Përleshja mes emigrantëve në Itali, shkon në 13 numri i të arrestuarve, disa prej tyre shqiptarë
Një përleshje e dhunshme dhe masive ka ndodhur mes dy grupeve ekstrakomunitare në Peruxhia të Italisë fundvitin e kaluar, ku mes t&eu...
BOTA
4 Shkurt12:28
Bill Gates pjesë e dosjeve Epstein, reagon ish-bashkëshortja: Ka qenë periudha më e errët e martesës tonë
Miliona dokumente të reja të lidhura me Jeffrey Epstein, financieri i dënuar për abuzime seksuale, kanë nxjerrë në pah emra...
BOTA
4 Shkurt12:23
Ukraina përballet me sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, Zelensky u kërkon SHBA-ve t’i përgjigjen Moskës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje administratës amerikane që t’u përgjigjet sulmeve të fundit t&eu...
BOTA
4 Shkurt11:55
Rreziku i qumështit të papasterizuar/ Foshnja e porsalindur preket nga listeria
Një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në shtetin e New Mexico-s në SHBA si pasojë e një infeksioni me bakterin li...
BOTA
4 Shkurt10:58
Jeffrey Epstein ishte i lidhur me Kremlinin? Polonia nis hetim për aktivitetet e paligjshme që mund të përfshijnë edhe polakët
Kryeministri polak, Donald Tusk tha të martën se Polonia do të ngrejë një grup të posaçëm për të shqyrtuar...
BOTA
4 Shkurt10:49
Alarm në Evropë/ Satelitë rusë dyshohet se kanë përgjuar komunikimet e satelitëve kritikë evropianë
Zyrtarët e sigurisë në Evropë kanë ngritur alarmin pasi dy anije kozmike ruse dyshohet se kanë përgjuar komunikimet e t&eum...
BOTA
4 Shkurt10:21
Macron: Diskutimet me Rusinë po zhvillohen, por pa shenja të vërteta gatishmërie për paqe
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se po bëhen përgatitje për të rifilluar dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin, duke vë...