Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, i përfolur si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar emisarin Miroslav Lajçak në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, është gjithashtu në proces për një pozicion të rëndësishme në Kombet e Bashkuara, që lidhet me Lindjen e Mesme.
Sipas gazetës izraelite, Ynetnews, Finlanda ka kërkuar përkrahjen e Izraelit për emërimin e Haavisto-s si koordinator special i procesit të paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme. Megjithatë, Izraeli ka shprehur kundërshtimin e tij, duke rrezikuar emërimin e Haavisto-s në këtë pozitë.
Një burim i njohur me çështjet e OKB-së ka theksuar se shanset e Haavisto-s për t’u zgjedhur janë dobësuar, veçanërisht nëse udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin atë për këtë pozicion. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka autoritetin për të marrë vendimin përfundimtar për këtë emërim. Megjithatë, në raste të tilla, pikëpamjet e palëve të përfshira zakonisht merren parasysh.
Kush janë Peter Sorensen dhe Pekka Haavisto?
Si Sorensen, ashtu edhe Haavisto kanë përvojë dhe njohuri rreth Ballkanit Perëndimor. Peter Sorensen nga Danimarka, ka më shumë përvojë diplomatike në strukturat e Bashkimit Evropian sesa karrierë politike në vendin e tij.
Në Kosovë, Haavisto ka qenë nënkryetar i “Shtyllës IV” (Rindërtimi dhe Zhvillimi Ekonomik) të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), nga viti 2002 deri në vitin 2006, si dhe këshilltar i lartë i përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 2001 deri më 2002. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë, ndërsa ka qenë edhe përfaqësues special i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Në rajonin e Ballkanit ka punuar edhe në misionin e OSBE-së në Kroaci.
Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Ai aktualisht është këshilltar në EEAS për diplomaci digjitale. Në anën tjetër, Pekka Haavisto ka qenë ministër i jashtëm i Finlandës. Në atë cilësi ai e kishte vizituar edhe Kosovën edhe Serbinë.
Haavisto ka mbështetur fuqishëm procesin e dialogut dhe ka kritikuar Serbinë për lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kosovën e ka kritikuar kur kishte vendosur tarifa ndaj importit të mallrave nga Serbia vite më parë.
Si ministër i Jashtëm i Finlandës, Haavisto ka qenë mbështetës i madh i procesit të zgjerimit të BE-së dhe avancimit të raporteve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Haavisto, në kohën e pas luftës në Kosovë, ka punuar edhe në strukturat a Administratës së UNMIKU-ut, që janë marrë me pasojat ekologjike pas luftës. Ai ka garuar tri herë në zgjedhjet për president të Finlandës. Gjithmonë ka përfunduar në pozitën e dytë. Haavisto në karrierën e tij politike ka qenë edhe ministër i Mjedisit i Finlandës.
Artikuj te sugjeruar
e. d
BOTA
7 Janar22:11
Anijet e NATO-s pozicionohen në Baltik për të mbrojtur kabllot nënujore
SHBA- NATO do të dërgojë rreth 10 anije për të ruajtur infrastrukturën e rëndësishme nënujore në Detin ...
E.D
BOTA
7 Janar21:29
Të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani/ Dy persona të vdekur dhe një i plagosur, autori në arrati
GJERMANI- Dy persona janë qëlluar për vdekje nga një person i maskuar, i cili sulmoi një fabrikë në Gjermaninë jugore....
E.D
BOTA
7 Janar21:01
Gjykatësja amerikane bllokon publikimin e raportit të Jack Smith për Donald Trump
SHBA- Gjykatësja amerikane, Aileen Cannon, ka bllokuar përkohësisht Departamentin e Drejtësisë nga nxjerrja e raportit përf...
E.D
BOTA
7 Janar20:23
Fox News: Medalja për Sorosin është një shuplakë për viktimat e krimeve
SHBA- Lëvizja e fundit e presidentit Biden për t'i dhënë Medaljen prestigjioze të Lirisë megadonatorit majtist, George Soros, ka...
e. d
BOTA
7 Janar20:02
E rëndë në Itali/ Gruaja vret me thikë partnerin: Më sulmoi dhe unë u mbrojta! Nuk mundesha dot më
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se një 33-vjeçare ka vrarë partnerin e saj 38 vjeç. S...
BOTA
7 Janar19:45
Trump njofton 20 miliardë dollarë investime: SHBA trashëgon një situatë të vështirë nga administrata në largim
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot një investim të ri prej 20 miliardë dollarësh nga kompania Dubai ...
n.f
BOTA
7 Janar19:31
Sulm me thikë në një autobus në Londër, humb jetën në vendngjarje 14-vjeçari, policia nis hetimet
Foto
LONDËR- Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës pasi u godit me thikë në një auto...
n.f
BOTA
7 Janar19:31
Dy orë sot në SPAK, Meta publikon dokumentet: Paraqita tre fakte zyrtare për aferën e inceneratorëve
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një postimi në "Facebook" n&eu...