BOTA

Kanë ekzistuar të paktën prej dy dekadash, administrata e Presidentit Trump shpërbën 2 borde ekspertësh për të dhënat ekonomike

r.ll Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 22:10
Kanë ekzistuar të paktën prej dy dekadash, administrata e
foto ilustruese

UASHINGTON – Administrata e Presidentit Donald Trump shpërbëri dy komisione ekspertësh që punonin me qeverinë për të hartuar statistikat ekonomike, vendim që ka mundësi të ndikojnë në cilësinë e të dhënave.

Vendimi i Sekretarit të Departamentit të Tregtisë Howard Lutnick për shpërbërjen e komisioneve hyri në fuqi më 28 shkurt dhe iu komunikua atyre të martën, përmes një e-maili dërguar njërit prej bordeve, Komisionit Federal Këshillëdhënës për Statistikat Ekonomike (FESAC), i cili ndihmonte në hartimin e të dhënave mbi inflacionin, shkallën e papunësisë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP).

“Sekretari i Tregtisë ka vendosur se qëllimet për të cilat u formua FESAC-u janë përmbushur dhe komisioni duhet të shpërbëhet, më 28 shkurt, 2025”. Komisioni i dytë – Komisioni Këshillëdhënës në Byronë për Analizat Ekonomike, që jepte këshilla për një kategori tjetër të të dhënave ekonomike – gjithashtu është shpërbërë.

“Ky vendim do të ndikojë në cilësinë e të dhënave ngaqë është parim thelbësor i agjencive federale statistikore që ato vazhdimisht të bëjnë përmirësime dhe të sjellin gjëra të reja”, deklaroi ish anëtarja e FESAC-ut, Erica Groshen. “Pa informacione që ofrohen në vazhdimësi dhe pa këshillat e ekspertëve jashtë agjencive të tyre, do të jetë shumë vështirë për ta që ta bëjnë këtë”.

Departamenti i Tregtisë dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën të martën kërkesës për koment.

Zonja Groshen, e cila është gjithashtu ish komisionere e Byrosë për Statistikat e Punësimit (BLS), tha se FESAC-u përbëhej nga profesorë, ekonomistë nga sektori privat dhe analistët të të dhënave. Komisioni ishte i përqendruar në përmirësimin e vazhdueshëm të të dhënave ekonomike që hartoheshin nga Byroja për Statistikat e Punësimit si dhe nga agjencitë statistikore të Departamentit të Tregtisë, Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë dhe Byrosë për Analiza Ekonomike.

Komisionet kanë ekzistuar të paktën prej dy dekadash. Shpërbërja e tyre ndodhi disa ditë pasi Sekretari Lutnick tha se do të hiqte shpenzimet qeveritare nga raporti i Prodhimit të Brendshëm Bruto, një veprim që disa ekonomistë thonë se është i pamundur dhe që ka për synim të fshehë ndikimin ekonomik të shkurtimeve të shumta të shpenzimeve dhe shkarkimeve masive nga puna, që po bën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë