BOTA

Kanë shtuar intensitetin në Detin e Zi, Rusia paralajmëron masa ndaj dronëve amerikanë: Anëtarët e NATO-s do ta mbajnë përgjegjësinë për këtë!

n.f Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 13:43
Kanë shtuar intensitetin në Detin e Zi, Rusia paralajmëron masa
Foto ilustruese

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i urdhëroi zyrtarët e vet ta përgatisin një “përgjigje” ndaj dronëve amerikanë që fluturojnë mbi Detin e Zi, tha kjo Ministri të premten.

Ministria ruse tha se ka një “intensitet të rritur” së voni të dronëve amerikanë mbi Detin e Zi, duke shtuar se ata “mbledhin informata dhe objektiva për armët precize me të cilat ushtria ukrainase furnizohet nga aleatët perëndimorë për të kryer sulme ndaj objekteve ruse”.

“Kjo tregon për një përfshirje të rritur të SHBA-së dhe vendeve të NATO-s në konfliktin në Ukrainë duke ia mbajtur anën regjimit të Kievit”, tha ajo në një komunikatë.

Ajo theksoi se “fluturime të tilla e rrisin dukshëm mundësinë e incidenteve me përfshirjen e avionëve luftarakë rusë, gjë që e rrit rrezikun për konfrontim të drejtpërdrejtë mes aleancës dhe Federatës Ruse”.

“Anëtarët e NATO-s do ta mbajnë përgjegjësinë për këtë”, shtoi ajo.

Ministria theksoi se ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov e ka urdhëruar Shtabin e Përgjithshëm të “bëjë propozime për masat si përgjigje ndaj provokimeve”. Uashingtoni dhe Moska janë konfrontuar edhe më parë rreth dronëve amerikanë në Detin e Zi. Në një incident më 2023, një avion luftarak rus e dëmtoi një dron amerikan atje, duke bërë që ai të rrëzohej.

Përsëritja e një konfrontimi të tillë mund t’i rrisë tensionet edhe më shumë rreth luftës në Ukrainë. Në mars 2023, një avion luftarak Su-27 i Forcave Ajrore Ruse e dëmtoi një dron amerikan MQ-9, duke e rrëzuar në Detin e Zi. Ai incidenti shënoi konfrontimin e parë të drejtpërdrejtë mes forcave ruse dhe atyre amerikane prej Luftës së Ftohtë.

Rusia i ka deklaruar zona të ndaluara për fluturime pjesë të gjera afër Krimesë. Prej se Rusia e aneksoi jashtëligjshëm Gadishullin e Krimesë më 2014 dhe shumë kohë para se ta niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Moska e ka akuzuar Uashingtonin se avionë vëzhgues amerikanë kanë fluturuar shumë pranë kufijve të saj, duke i shpërfillur paralajmërimet e Rusisë.

Deklarata e së premtes vjen pas një sulmi ukrainas me raketa amerikane ATACMS në Sevastopol në fundjavë, ku u vranë katër njerëz dhe u plagosën rreth 150, sipas autoriteteve ruse.

Zyrtarët rusë pretendojnë se SHBA-ja u përfshi drejtpërdrejt në atë sulm duke i dhënë Ukrainës informata për objektivat ruse dhe u zotua se do të ndërmarrë masa hakmarrëse./ REL

rusia shba det i zi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë