
Policia në Málaga ka goditur një bandë kriminale me origjinë shqiptare, duke arrestuar dy të rinj, 21 dhe 23 vjeç, të cilët po përgatitnin një tjetër valë grabitjesh në lagje rezidenciale. Të dy u ndaluan në një bujtinë në qendër të qytetit më 8 shtator, si pjesë e operacionit policor të koduar “Kapaku”.
Hetimet zbuluan se ata ishin pjesë e një grupi me veprimtari itinerante, që gjatë muajit gusht kishte realizuar 11 grabitje në zonat El Candado, Guadalmar dhe Churriana.
Sipas autoriteteve spanjolle, të dyshuarit vepronin në orët e vona të natës, duke kapërcyer muret e vilave dhe duke hyrë me forcë përmes dritareve apo dyerve. Ata ishin të pajisur me mjete të posaçme për thyerje dhe mbanin kapuçë për të fshehur identitetin, duke shmangur kontaktin me banorët dhe grabitur para e bizhuteri në heshtje. Banorët i zbulonin vjedhjet vetëm në mëngjes.
Pas serisë së grabitjeve në Málaga, dy të rinjtë ishin larguar përkohësisht drejt bregdetit të Levantes për t’i shpëtuar vëmendjes së policisë, por u kthyen sërish në qytet për të vijuar veprimtarinë. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim me urdhër gjykate, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Shtator10:17
Itali/ Vranë 62-vjeçarin duke e goditur 30 herë me thikë, arrestohen 3 autorët, mes tyre edhe një shqiptar
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vrasjen e një personi me origjinë turke - q&eum...
BOTA
20 Shtator10:11
BBC shkruan për ‘fjalën’ e Diellës në Kuvend: Rama e prezantoi para deputetëve
BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audien...
BOTA
20 Shtator08:54
Trump dhe Erdogan do të takohen në Shtëpinë e Bardhë? Fokusi i diksutimeve mes dy liderëve botërorë
Donald Trump ka njoftuar takimin e tij me Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator, në një postim në Tr...
BOTA
20 Shtator08:45
"Fluturimi u krye në përputhje me rregullat ndërkombëtare"/ Moska reagon pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë
Hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga 3 avionë luftarakë rusë MiG-31 rusë ku qëndruan për një total prej 12 minu...
BOTA
20 Shtator08:09
Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s pasi avionët rusë fluturuan në hapësirën e saj
Estonia ka kërkuar konsultime me anëtarët e tjerë të NATO-s pasi avionët luftarakë rusë shkelën hapësirë...
BOTA
20 Shtator07:57
Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, vendos tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat e punëtorëve të huaj
Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një vendim ekzekutiv të premten për të vendosur një tarifë aplikimi prej 100,00...
BOTA
20 Shtator07:20
Rrëfimi tronditës i Kamala Harris: Biden më zhgënjeu, gruaja e tij e tërboi burrin tim në takim
Në kujtimet e saj të reja, Kamala Harris ndan momente të forta personale dhe politike, përfshirë një telefonatë trondit&eum...
BOTA
20 Shtator07:02
Tjetër incident mes Rusisë e Polonisë, aeroplanët luftarakë rusë fluturojnë mbi platformën e naftës polake në Detin Baltik
Dy aeroplanë luftarakë rusë nga Forcat e Armatosura të Rusisë kryen një fluturim të ulët mbi platformën e naft&eu...
BOTA
20 Shtator00:03
Brenda kasafortës më të sigurt në botë kur ruajnë sendet e tyre ultra të pasurit
Nga muret e veshura me çelik te një sistem sigurie biometrike me shumë nivele, masat komplekse që duhen marrë për të mbrojt...