BOTA

Katër minuta për t’i zhdukur thesaret e çmuara në Luvër, qeveria e Macron e pranon: Ne dështuam t’i mbronim, kjo është e sigurt

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 16:03

Katër minuta për t’i zhdukur thesaret e çmuara në

Qeveria franceze ka mbajtur një takim urgjent pas vjedhjes spektakolare që u bë këtë fundjavë në muzeun e Luvrit. Sipas Ministrisë të Kulturës dëmet kanë qenë të ngjashme me Notre Damin.

Detajet e vjedhjes në Muzeun e Luvrit u dhanë nga ministrja e Kulturës, Rachida Dati, të hënën në mëngjes. Ndërsa, është planifikuar një takim urgjent i zyrtarëve qeveritarë me departamentin e sigurisë së Muzeut, në të cilin do të marrin pjesë si Ministrja e Kulturës ashtu edhe Ministri i Brendshëm, Laurent Nunes.

Ministri Nunes duke u shprehur për rrjetin CNews tha se hajdutët: “qëndruan në dhomë për 3 minuta e 57 sekonda, ose maksimumi 3 minuta e 52. Ata shkuan direkt te ekspozita, e dinin saktësisht se çfarë donin dhe vepruan me efikasitet të jashtëzakonshëm".

Ndërkohë kolegia e tij raportoi gjithashtu se “një nga autorët u përpoq t’i vinte flakën ashensorit”, përmes të cilit hynë në Galerinë Apollo, një fakt që, siç tha ajo: “na la gjurmë të rëndësishme në vendin e krimit”.

Ministria e Brendshme “mbrohet”: Distemi i sigurisë funksionoi

Duke iu referuar kritikave se dritarja nga e cila hynë hajdutët nuk ishte e blinduar, Dati u përgjigj: “Ata përdorën një sharrë rrethore, e cila vepron si një eksploziv. Edhe nëse xhami do të ishte i blinduar, nuk do të kishte rezistuar.”

Dati sqaroi gjithashtu se alarmi “u aktivizua normalisht, por nuk bie brenda dhomës, vetëm në qendrën e kontrollit të sigurisë së muzeut ” .

Siç shpjegoi ajo, përparësia e rojeve ishte siguria e vizitorëve. “Një përfaqësues i sindikatës Sud tha dje se në procedurat e sigurisë detyra e parë është mbrojtja e jetës njerëzore, mbyllja e dyerve dhe largimi i publikut. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, theksoi Dati, duke mbrojtur qëndrimin e punonjësve të muzeut.

E pyetur për situatën e sigurisë në Luvër, Dati mbrojti veprimet e qeverisë, duke thënë se janë marrë masa, por “duhet kohë” për t’i zbatuar ato.

“Një audit sigurie u krye në vitin 2022, një rekomandim u dha në vitin 2024 dhe më pas presidenti njoftoi planin ‘Rilindja e Luvrit’”, tha ministrja e kulturës. Ajo shtoi: “160 milionë euro u ndanë për sigurinë dhe tani kemi filluar të zbatojmë masat ”, duke sqaruar se zbatimi “kërkon kohë”.

"Ne dështuam", është qëndrimi i shprehur nga qeveria franceze

“Dështuam... kjo është e sigurt.” Me këto fjalë, ministri francez i Drejtësisë Gérald Darmanin pranoi të hënën në mëngjes, gjatë një interviste me stacionin radiofonik France Inter , paaftësinë e shtetit për të parandaluar vjedhjen e madhe në stilin hollivudian në Muzeun e Luvrit.

Autoritetet “ dështuan ” të parandalonin vjedhjen e tetë xhevahireve mbretërore, gjë që dërgon “një imazh shumë negativ të Francës” në të gjithë botën, tha Darmanin .

“Ajo që është e sigurt është se dështuam”, tha ministri francez, “sepse kriminelët arritën të nxirrnin një ashensor mallrash në një rrugë publike, të ngjiteshin sipër dhe brenda pak minutash të merrnin xhevahiret".

Në të njëjtin kontekst, Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, nuk e përjashtoi përfshirjen e një vendi të huaj në këtë vjedhje. Siç deklaroi ajo për kanalin CNews , prokurorja përgjegjëse për hetimin e grabitjes në Luvër "nuk përjashton asnjë rast, përfshirë një të lidhur me vendet e huaja".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë