Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
SHBA- Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm. Zonja Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.
Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Zonja Noem dhe Zoti Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.
Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e Sekretarit të Thesarit. Zonja Noem, një aleate e Presidentit Trump mori 7 vota nga demokratët. Republikanët, të cilët gjithësesi i kishin votat e nevojshme për ta miratuar kandidaturën e saj, shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin. Në një postim në rrjetet sociale, zonja Noem falënderoi Presidentin Trump për "besimin që i dha për të shërbyer si Sekretare e Sigurisë Kombëtare”.
"Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!", shkruante ajo më tej.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të Presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.
Demokratët janë të ndarë se si duhen zbatuar masat që lidhen me kufijtë dhe imigracionin nën administratën Trump. Disa prej tyre po mbajnë qëndrime të zbutura ndaj vijës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm. Megjithatë, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer si dhe shumica e demokratëve, votuan kundër zonjës Noem. Zoti Schumer theksoi rëndësinë e "zgjidhjeve dypartiake për të ndrequr problematikën në kufi", dhe tha se zonja Noem "duket se po shkon në drejtimin e gabuar".
Sekretari i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Doganat, Mbrojtjen e Kufijve dhe Emigracionin. Departamenti është gjithashtu përgjegjës për sigurinë në transportin ajror, mbrojtjen e personaliteteve, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore e çështje të tjera. Presidenti Trump ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon departamenti, duke përfshirë edhe ushtrinë në zbatimin e ligjeve mbi emigracionin si dhe riformësimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.
Këto plane pritet ta vendosin zonjën Noem në qendër të vëmendjes. Të premten Presidenti Trump vizitoi vendet që janë prekur së fundmi nga fatkeqësitë natyrore, Karolinën e Veriut dhe Kaliforninë. Gjatë seancës dëgjimore në Senat, zonja Noem u pyet vazhdimisht nga senatorët demokratë nëse ajo "do t'u dërgonte ndihmë shteteve në raste fatkeqsish natyrore edhe nëse zoti Trump do t'i kërkonte që të mos e bënte një gjë të tillë". Zonja Noem tha se "do të zbatonte ligjit dhe se kjo do të bëhej pa paragjykime politike"./VOA
GAZA- Katër gratë izraelite që u liruan sot, pas 15 muajsh robëri në Rripin e Gazës, janë në nj&eu...
LITUANI- Thesaret mbretërore të fshehura për më shumë se 85 vjet janë gjetur në Lituani. Thesaret të cilat përfsh...
GAZA- Një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar pas 15 muajsh luftë. Marrëveshja synon t'i japë fund të përhersh&e...
SHBA- Ministri i ri i Jashtëm i SHBA-së ngrin thuajse të gjithë ndihmat për botën e jashtme. Përjashtimet e vetme: ndihmat ...
foto ilustruese KOSOVË- Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partitë garuese ndër tjerash kan&eum...
shkrimet LONDËR- Muret e xhamive, qendrat e komunitetit dhe një shkollë fillore në Londër kanë qenë shënjestra e sh...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkarkoi 17 inspektorë të pavarur në disa agjenci qeveritare të premten. Inspektorët e...
IZRAEL- Pengjet izraelite të liruar nga Hamasi në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, përballen ...
KANADA- Një shtetas gjerman është qëlluar për vdekje nga një shkëmbim zjarri në afërsi të kufirit me Kanadan...
Foto ilustruese SHBA - Një raport i ri i publikuar nga Komisioni Evropian më 14 janar, Peshkatarët e së Ardhmes , pë...