BOTA

"Këcënimi është i brendshëm"/ Nënpresidenti amerikan JD Vance kritika Evropës: Jeni larguar nga vlerat themelore!

b.z Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 17:30
"Këcënimi është i brendshëm"/
Vance

SHBA - Nënpresidenti amerikan JD Vance, paralajmëroi udhëheqësit evropianë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë për “kërcënimin nga brenda” duke argumentuar se qeveritë e tyre po censurojnë të djathtën e vijës së ashpër dhe po dështojnë në kontrollin e imigracionit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, fjalimi i zotit Vance vjen mes drojës së aleatëve evropianë lidhur me vendimin e Presidentit Donald Trump për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë.

Herët të premten një dron luftarak goditi pjesën e jashtme të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Kievi fajësoi Moskën për sulmin që rriti ankthin mes udhëheqësve të mbledhur në Konferencën e Sigurisë në Munih ndonëse nuk ka shenja për shtimin të rrezatimit në centralin bërthamor.

Takimi në Gjermani u përqendrua tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila hyn në vitin e tretë javën që vjen.

“Kërcënimi që më shqetëson më shumë se rrezikon Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina. Nuk ka aktorë të tjerë të jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, largimi i Evropës nga disa prej vlerave të saj themelore, vlerat e përbashkëta që ndan me Shtetet e Bashkuara”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.

Ai e përmendi kalimthi luftën në Ukrainë. Nënpresidenti amerikan përsëriti thirrjet që Evropa të shtojë shpenzimet ushtarake ndërsa tha se Kievi dhe Moska mund të arrijnë “një marrëveshje të arsyeshme”, siç u shpreh ai.

Nënpresidenti Vance kritikoi atë që tha se ishte censurim i të krishterëve dhe të djathtës së vijës së ashpër nga qeveritë evropiane, duke shprehur mbështetjen për partitë e djathta që janë kundër imigracionit. Ai kritikoi Rumaninë, vend i NATO-s, për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale për shkak të provave të dezinformimit rus.

“Nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet nga disa qindra mijëra dollarë reklama dixhitale nga një vend i huaj, do të thotë që nuk ishte edhe aq e fortë”, tha nënpresidenti amerikan.

Shefi i mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius, kritikoi zotin Vance.

“Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Nëse e kam kuptuar saktë, ai po krahason kushtet në pjesë të Evropë me ato të rajoneve autoritare, çka nuk është e pranueshme”.

Nënpresidenti amerikan u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

“Duhet të bisedojmë më shpesh, të punojmë më shumë dhe të hartojmë planin se si të ndalojmë Putinin dhe përfundojmë luftën. Ne e duam shumë paqen, por kemi nevojë për garanci reale sigurie”, tha presidenti ukrainas.

Ditë më parë, Presidenti Donald Trump përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Kievit në NATO dhe dëshirën për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Presidenti Trump tha se presidenti rus ishte pajtuar të fillonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

“Mendoj se do të arrijmë të sigurojmë një armëpushim në një ardhme jo shumë të largët”, tha Presidenti Trump.

Komentet e Presidentit Trump hedhin poshtë qëndrimin e pararendësit demokrat, Joe Biden, për të mbështetur Ukrainën për “aq kohë sa duhet”. Moska e mirëpriti qëndrimin e Uashingtonit ndërsa ngriti shqetësime në Evropë.

“Një Ukrainë e dështuar do ta dobësonte Evropën, por gjithashtu do të dobësonte Shtetet e Bashkuara”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Armëpushimi në Gazë është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Presidenti Trump dëshiron largimin e palestinezëve dhe marrjen e enklavës, plan i dënuar nga shumë udhëheqës të mbledhur në konferencën e Munihut./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë