BOTA

Këmbëngulja e Kurtit thellon mospajtimet me ndërkombëtarët, situata e sigurisë në Kosovë e rajon shqetëson NATO-n

n.f Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 11:34
Këmbëngulja e Kurtit thellon mospajtimet me
Osmani dhe Ruge

KOSOVË- Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim të sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe rajon.

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Boris Ruge qëndroi së fundmi në Kosovë dhe Serbi, ku diskutoi me autoritetet e të dyja vendeve për stabilitetin rajonal. Ruge, ju bëri thirrje palëve që të përmbahen në deklarata dhe nga veprimet e njëanshme me qëllim të sigurisë afatgjatë në Kosovë dherajon.Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë për Banjskën dhe sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s.

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, një ditë më parë takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në platformën X, Ruge shkroi, se temë diskutimi ishin edhe çështjet rajonale, përshirë "sigurinë afatgjatë në Kosovë”.

"Ne biseduam gjithashtu për çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023", shkroi  Ruge, duke ju referuar përleshjes së serbëve të veriut të Kosovës me trupat e KFOR, në maj të vitit të shkuar ku mbeten të plagosur 90 ushtarë të NATO-s. Ndërkohë që pak më vonë në shtator, një grup serbësh të armatosur të kryesuar nga ish-nënkryetari i listës Srpska, Millan Radojçiç, vranë një polic të Kosovës në fshatin Banjskë të veriut.

Vuçiç me akuza kundër Prishtinës


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij, pas takimit me ndihmës-sekretarin e  Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, shkroi në një postim se me Ruge, bisedoi për ndikimin e mundshëm të siç thotë, "vendimeve të njëanshme të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

"I shpreha shqetësimin e madh për tendencën për të komplikuar situatën përkundër të gjitha përpjekjeve të Beogradit për t'i kthyer çështjet e hapura në kornizën e dialogut. Gjithashtu theksova, se rreziku i vazhdueshëm i përshkallëzimit të tensioneve që Prishtina provokon rregullisht me vendime dhe sjellje të papërgjegjshme, ndikon shumë tek populli serb në Kosovë, i cili jeton në gjendje të frikës së vazhdueshme për jetën dhe pronën e tij”, shkroi Vuçiç. Presidenti serb ju referua zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, ku autoritetet kosovare mbyllën nëntë zyra të postës së Serbisë dhe synimeve të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, para vizitës në Beograd ishte në Prishtinë ku takoi komandantin e forcave paqeruajtëse të KFOR, Özkan Ulutaş dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me të cilën bisedoi pikërisht për çështjen e urës mbi lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe. Zyrtari i lartë i NATO-os, Boris Ruge, ju bëri thirrje autoriteteve kosovare të përmbahen  "nga veprimet e njëanshme”.

 "Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të krijojnë tensione. Kjo është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve, por edhe për stabilitetin rajonal”, shkroi Ruge në platformën X.

Këmbëngulja e Kurtit thellon mospajtimet me ndërkombëtarët


Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kanë hedhur poshtë kërkesën e komunitetit ndërkombëtar që çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër të diskutohet në dialogun e Brukselit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këmbëngulja e Kurtit që ta hap urën çoi në mospajtime të thella me vendet perëndimore, përfshirë SHBA. Partnerët kërkojnë nga Kurti që hapja e urës të bëhet vetëm në koordinim me ndërkombëtarët.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet që Shtetet e Bashkuara kanë me qeverinë aktuale të Kosovës, përkushtimi amerikan ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur, por, potencoi se "ky përkushtim nuk vlen për çdo qeveri apo veprim politik të saj”.

"Disa nga fushat e bashkëpunimit me qeverinë aktuale mbesin më pak pozitive sesa që ne kishim shpresuar. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë sa ka qenë gjithmonë. Megjithatë më duhet të theksoj se ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës jo domosdoshmërisht vlen për çdo qeveri të Kosovës ose për çdo zgjedhje apo veprim të caktuar të politikave qeverisëse”, tha ambasadori Hovenier./ DW

osmani kurti kosova nato ruge

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë