BOTA

"Kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare dhe sfida më e madhe për ushtrinë!" VOA: Kina sot ndërton më shumë anije se sa SHBA

M.B. Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 16:49

"Kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare

SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare dhe sfida më e madhe për ushtrinë amerikane në përpjekjet për të mbrojtur statusin e forcës ushtarake më të madhe dhe më vdekjeprurëse në botë. Por, ndërkohë që marina kineze vazhdon të rritet, numri i anijeve të flotës amerikane po zvogëlohet.

Marina amerikane ka 296 anije. Mijëra kompani prodhojnë pjesët e tyre dhe i mirëmbajnë ato. Mes tyre është edhe kompania Fairbanks Morse Defense, prodhuesi më i madh i motorëve në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Presidenti i kësaj kompania, George Whittier tha për Zërin e Amerikës se 90% e biznesit të kompanisë është i lidhur me marinën amerikane ose Rojen Detare.

Kompania, tha ai, priste që madhësia e flotës së marinës të rritej për të përmbushur objektivat e strukturës së Forcave Detare, që rriten çdo vit. Por vitet e fundit, flota e marinës amerikane është zvogëluar. Buxheti i vitit të kaluar financoi prodhimin e vetëm gjashtë anijeve të reja të marinës, ndërsa ajo nxorri nga funksioni 15 anije të vjetëra të flotës së saj.

"Planet për buxhetin e vitit 2025, fillimisht parashikonin ndërtimin e 10 anijeve të reja, por tani do të kërkohet ndërtimi i vetëm gjashtë anijeve të reja dhe nxjerrja nga funksioni i 19 anijeve të vjetra. Pra, kjo do të thotë 13 anije më pak për flotën amerikane", thotë George Whittier nga kompania Fairbanks Morse Defense.

Marina e Shteteve të Bashkuara konsiderohet ende më e fuqishmja në botë, por numri i anijeve të marinës amerikane është në rënie krahasuar me ato të Kinës. Sipas Pentagonit, këtë vit ushtria kineze pritet të ketë mbi 400 luftanije.

“Është shumë zhgënjyese dhe shumë sfiduese të jesh furnizues. Ata po rrisin me shpejtësi madhësinë e marinës së tyre dhe ne jemi lënë mënjanë në një kohë kur ne kemi nevojë të ndërtojmë më shumë anije”, thotë George Whittier nga kompania Fairbanks Morse Defense. Admirali Jim Kilby, shef në detyrë i Operacioneve Detare, është dakord me këtë vlerësim.

"Për një kohë të gjatë, ne kemi kërkuar një marinë më të madhe."

Por ai thotë se nuk ka pasur buxhet për të zëvendësuar të gjitha anijet dhe nëndetëset e vjetëruara, aq më pak për të rritur numrin e tyre.

"Kur marrim fonde për ndërtimin e një anijeje të re, ne zakonisht zëvendësojmë një anije të vjetër, sepse mirëmbajtja e anijeve të vjetra është më e shtrenjtë dhe më e vështirë", thotë ai.

Zoti Whittier thotë se mungesa e rritjes nuk po ngadalëson vetëm industrinë e mbrojtjes detare, por po dëmton edhe zinxhirin e furnizimit.

“Mijëra furnizues janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre dhe ky është një rrezik real. Mora një njoftim nga njerëzit në kompaninë Electric Boat që prodhon nëndetëse, ku thuhet se ata kishin identifikuar rreth 350 furnizues kritikë, zëvendësimi i të cilëve do të ishte i vështirë në rast se ata mbyllen", tha ai.

Kompania Fairbanks Morse Defense është një nga furnizuesit më të mëdhenj të nëndetëseve amerikane dhe kompania e vetme që ofron motorët më të mëdhenj, që përdoren për luftëanijet amfibe të ushtrisë. Çdo motor ka përmasat e një autobusi të vogël.

“Duhet të kemi dy furnizues motorësh. Por duke marrë parasysh se marina ndërton vetëm gjashtë anije në vit, është e vështirë madje të mbahet një furnizues motorësh”, thotë ai.

Ky problem ka nxitur Presidentin amerikan të marrë masa, duke shpallur këtë muaj hapjen e një zyre të re në Shtëpinë e Bardhë kushtuar tërësisht ndërtimit të anijeve.

“Ne kemi ndërtuar kaq shumë anije. Ne nuk prodhojmë shumë tani, por shumë shpejt do ta bëjmë këtë”, tha Presidenti Trump.

Kongresi pritet të rrisë buxhetin e ushtrisë për të eliminuar mangësitë e saj në ndërtimin e anijeve. Ndërsa shumica e anijeve të prodhuara në Shtetet e Bashkuara janë për ushtrinë e saj, senatori Mark Kelly tha për Zërin e Amerikës se gjendja e industrisë amerikane të prodhimit të anijeve komerciale është edhe më e rëndë.

“Nga 10,000 anije që kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore kemi rënë në 85 sot. Pra, në rast emergjence, në rast të një konflikti me një armik të afërt, ne jemi mjaft të kufizuar në marrjen e të gjitha masave për dërgimin e furnizimeve, pajisjeve dhe trupave përtej oqeanit”, tha ai. Shtetet e Bashkuara ndërtojnë rreth pesë anije tregtare në vit. Kina ndërton më shumë se 1000.

"Ata kanë një kantier detar, vetëm një kantier detar, që është më i madh se të gjitha kantieret tona së bashku. Ata mund t'i ndërtojnë ato shumë, shumë shpejt, dhe ne thjesht nuk e bëjmë më këtë."

Senatori Kelly në dhjetor prezantoi projektligjin dypartiak të quajtur Akti i Anijeve për Amerikën. Projektligji synon të rrisë flotën e anijeve komerciale të Shteteve të Bashkuara me 250 anije në 10 vjet, gjë që do të rriste gjithashtu zinxhirin e furnizimit për anijet ushtarake.

"Shumë nga pjesët që përdoren për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje amerikane, disa përdoren edhe për ndërtimin e anijeve të mallrave."

Udhëheqësit e industrisë së mbrojtjes thonë se mirëpresin përpjekjet për t'i dhënë përparësi ndërtimit të anijeve për t’i bërë konkurrencë Kinës dhe paralajmërojnë se mosveprimi do të vendoste Shtetet e Bashkuara edhe më mbrapa në të ardhmen.  Plani i fundit i marinës për ndërtimin e anijeve e rrit flotën e saj në 380 anije deri në vitin 2040, sërish shumë më pak se numri i anijeve të marinës kineze sot./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë