Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

UKRAINA- Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia rritur mundësitë Kievit për ta mbrojtur hapësirën e vet ajrore nga bombardimet e pareshtura ruse.
“Avionët e parë të këtij lloji kanë mbërritur sot në Ukrainë”, tha ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, në një shkrim në X të enjten.
Ai nuk tregoi se sa avionë luftarakë francezë u dërguan në Ukrainë.
“Me pilotë ukrainas në bord, pasi ata u stërvitën për disa muaj në Francë, këta avionë do të ndihmojnë për ta mbrojtur qiellin mbi Ukrainë”, shtoi ai.
Parisi pati njoftuar se do t'i dorëzonte Ukrainës avionë luftarakë, Mirage 2000, në fillim të vitit 2025. Këta avionë janë të armatosur me raketa ajër-tokë dhe me masa kundër luftës elektronike. Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë modernë nga vendet e Perëndimit, veçanërisht avionët F-16 dhe Mirage. Në vitin 2023, disa vende aleate u pajtuan t’i dhuronin Ukrainës avionë F-16 me pëlqimin e SHBA-së. Avionët e parë F-16 iu dorëzuan Kievit në gusht 2024.
“Ky është një tjetër hap drejt forcimit të sigurisë së Ukrainës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mbërritjen e avionëve.
“Me ardhjen e këtyre avionëve, ne po vazhdojmë zgjerimin e flotës sonë të F16-shave, me Holandën që po i përmbush premtimet për ta mbështetur këtë përpjekje”, shtoi ai.
Ukraina po bën përpjekje për t’i zmbrapsur sulmet e pareshtura ajrore të Rusisë dhe ta frenojë përparimin e ushtrisë ruse në vijën e frontit, në prag të përvjetorit të tretë të luftës më 24 shkurt. Në të njëjtën kohë, Kievi ka ndërmarrë ofensiva aty ku ka mundur për ta forcuar pozicionin e tij, në një kohë kur Perëndimi po përpiqet t’i rinisë bisedimet për një armëpushim dhe për një marrëveshje të mundshme paqeje.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të enjten se kreu sulm me dronë gjatë natës në bazën ajrore Primorsko-Ahtarsk në rajonin Krasnodar të Rusisë. Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, kjo bazë shërbente si pikë kyç për ruajtjen, përgatitjen dhe lëshimin e dronëve Shahed, si dhe për mirëmbajtjen e avionëve që mbështesin operacionet ruse në rajonet Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës.
Kanale ruse në Telegram dhe banorë të qytetit Primorsko-Ahtarsk raportuan për sulmin me dronë, ndërsa video të shpërndara në internet shfaqën zjarr pranë fushës ajrore. Kreu i qarkut konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për t’u mbrojtur ndaj dronëve. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan 28 dronë ukrainas gjatë natës – 13 mbi Detin Azov, tetë mbi rajonin Rostov, gjashtë mbi Krasnodar Krai dhe një mbi Astrahan.
Në një incident tjetër, tre njerëz dyshohet se u vranë nga një sulm me dronë ukrainas brenda rajonit Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën. Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, shkroi në Telegram se incidenti ndodhi pranë fshatit Logaçiovka, i cili është shpallur zonë e ndaluar për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet me dronë që prej fundit të tetorit 2022./ REL
EUROPA- Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rënd&eu...
Foto ilustruese GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve t&e...
SERBI- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Serbi me intensitet dhe vrull të pandërprerë, pas vdekjes së 15 pers...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se Izraeli do t'ia dorëzojë Rripin e Gazës Shtete...
SHBA- Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rëndë” mund...
SUEDI- Pamjet të reja janë publikuar nga sulmi me armë në shkollën Suedeze ku humbën jetën 11 persona. Në video dë...
FILIPNINË- Zv.presidentja e Filipineve, Sara Duterte, është shkarkuar nga posti për një sërë akuzash, duke përfshir&eu...
TIRANË- Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal nga Shqipëria dhe Kosova që dyshohet se falsifikonin dokumente ident...
Foto ilustruese SHBA - Panamaja mohoi një pretendim të bërë nga Departamenti i Shtetit të mërkurën se kombi i Amerik&eum...
SHBA- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për të rivendosur popullsinë e Gazës do të...