BOTA

Kina i kërkon NATO-s të mos krijojë kaos në Azi

n.f Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 15:56
Kina i kërkon NATO-s të mos krijojë kaos në Azi
Foto ilustruese

KINË- Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje aleancës që të mos krijojë “kaos” në Azi. Deklarata e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme u bë një ditë pasi NATO e cilësoi Kinën si një shtet që po mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi Lin Jian, në një konferencë për shtypin tha: “Të bësh Kinën përgjegjëse për çështjen e Ukrainës është e paarsyeshme dhe ka motive të liga”. Ai tha se Kina ka një qëndrim të drejtë dhe objektiv për çështjen e Ukrainës.

Kina, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Tregtia e saj me Rusinë është rritur, të paktën pjesërisht duke kompensuar atë që është ndikuar nga sanksionet perëndimore.

NATO, në një komunikatë të publikuar gjatë takimit të nivelit të lartë në Uashington, tha se Kina është bërë një nxitës i luftës përmes “partneritetit pa kufij” me Rusinë dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për industrinë e mbrojtjes së Rusisë.

Lin tha se tregtia e Kinës me Rusinë është legjitime dhe e arsyeshme dhe e bazuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Ai tha se “e ashtuquajtura siguri” e NATO-s bëhet në dëm të sigurisë së vendeve të tjera. Kina ka mbështetur pretendimin e Rusisë se zgjerimi i NATO-s përbënte një kërcënim për Moskën.

Kina ka shprehur shqetësim për marrëdhëniet e reja të NATO-s me vendet në rajon. Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut dërguan udhëheqësit ose zëvendësit e tyre në takimin e NATO-s që po mbahet në Uashington.

“Kina i kërkon NATO-s që të ndalojë ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kinës dhe njollosjen e imazhit të vendit dhe të mos krijojë kaos në Azi-Paqësor pas krijimit të trazirave në Evropë”, tha zoti Lin.

Trupa kineze janë dërguar në Bjellorusi këtë javë për stërvitje të përbashkëta, pranë kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO-s. Stërvitjet janë të parat me Bjellorusinë, aleat i Rusisë. Lin e cilësoi stërvitjen e përbashkët si shkëmbim dhe bashkëpunim normal ushtarak që nuk drejtohet kundër ndonjë vendi të caktuar./ VOA

kina nato azi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë