BOTA

"Kishte blerë drogë gjatë kohës që ishte anëtar i Kongresit", detaje nga raporti i Komisionit të Etikës për ish-ligjvënësin Matt Gaetz

r.ll Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 16:02
"Kishte blerë drogë gjatë kohës që ishte
matt gaetz

SHBA- Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt Gaetz se kishte paguar “rregullisht” gra, mes tyre dhe një vajzë 17-vjeçare, për të kryer marrëdhënie seksuale. Në raport republikani nga Florida akuzohet gjithashtu se ka blerë e përdorur drogë gjatë kohës kur ishte anëtar i Kongresit. Materiali në vijim sjell detaje nga raporti i komisionit.

Pas një hetimi gati katërvjeçar që përfshiu shqyrtimin e 14 mijë dokumenteve dhe kryerjen e dhjetëra intervistave, Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve bëri publike gjetjet mbi sjelljet e ish ligjvënësit republikan Matt Gaetz.

Komisioni i përbërë nga ligjvënës të të dyja partive ka gjetur dëshmi të konsiderueshme sipas të cilave zoti Gaetz ka shkelur jo pak ligje shtetërore, përfshirë ato që lidhen me përdorimin e drogës. Po kështu ai dyshohet se ka paguar me rreth 100 mijë dollarë disa grave për marrëdhënie seksuale mes viteve 2017 dhe 2020.

Po sipas raportit, zoti Gaetz dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me një adoleshente, në vitin 2017. Në atë kohë ai ishte në mandatin e parë si ligjvënës ndërsa vajza në vitin e tretë të shkollës së mesme.

Por zoti Gaetz i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat.

“Nuk kam pasur lidhje me një 17-vjeçare. Kjo është krejtësisht e rreme”, tha zoti Gaetz në marsin e vitit 2021 për rrjetin Fox News.

Në raport, një grua e identifikuar si “viktima A” ka dëshmuar para komisionit se zoti Gaetz kreu dy herë marrëdhënie seksuale me të gjatë një feste. Duke iu referuar asaj mbrëmjeje ajo tha se “i kujtohet të kishte marrë 400 dollarë para në dorë nga ligjvënësi, që e kuptoi si pagesë për seks”, siç tha ajo.

“Viktima A” thotë se ajo nuk i ka treguar zotit Gaetz se ishte e mitur dhe se ai nuk e kishte pyetur për moshën.

Komisioni i Etikës thotë se marrëdhënia ka shkelur ligjin shtetëror të Floridës pasi pavarësisht se marrëdhënia u krye me pajtim mes të dyve, për shkak të moshës së vajzës, rasti mund të trajtohet si përdhunim.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e emëroi zotin Gaetz për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Hetimi i Komisionit të Etikës dhe disa të dhëna që rodhën në media përpara publikimi të raportit bënë që ai të heq dorë nga kandidimi për këtë post.

Zoti Gaetz bëri një padi kundër Komisionit në një përpjekje për ta bllokuar publikimine raportit. Por kur kjo përpjekje dështoi, në një postim në median sociale ai shkruante se po sulmohej pa të drejtë./VOA

matt gaetz shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë