“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...

BEOGRAD- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, është takuar të martën me shefin e stafit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Beograd.Takimi në kryeqytetin e Serbisë erdhi rreth pesë muaj pas një takimi paraprak të këtyre dy palëve, në tetor të vitit 2024.
KFOR-i nuk dha detaje se për çfarë u diskutua në këtë takim, por vetëm shkroi në X se “ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë dhe bënë një vlerësim të përpjekjeve të tyre përkatëse”.
Ndërkohë, në uebfaqen e forcave të armatosura të Serbisë u tha se shefi i ushtrisë serbe i kërkoi komandantit të KFOR-it të sigurojë “ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, veçanërisht për komunitetin serb”.
Sipas deklaratës së publikuar nga ushtria serbe, palët u dakorduan se situata e sigurisë në Kosovë mbetet “jostabile dhe e ndjeshme”.
“Kontaktet e rregullta në të gjitha nivelet si dhe aktivitetet e përbashkëta duhet të vazhdojnë për të ulur tensionet në terren dhe për të parandaluar përshkallëzimin e krizës”, thuhet në atë deklaratë.
KFOR-i tha se ky takim ishte pjesë e takimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me bashkëbiseduesit e tij kryesorë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës në Beograd, ai takoi edhe përfaqësuesit diplomatikë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në Serbi.
“Ai i informoi ata për aktivitetet e KFOR-it dhe për bashkëpunimin e misionit me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen e palëkundur për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.
NATO ka mision paqeruajtës në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999.
Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë mbi 4.600 trupa nga 29 vende të botës që janë të dislokuar në Kosovë. Numri më i madh i tyre është nga Italia, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Turqia.
Ky mision e ka shtuar praninë në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky mision, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë./ REL
mark carney KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtar...
marta kos SERBI- “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian t...
vendngjarja SUEDI -Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Uppsala në Suedinë Jugore. Mediat lokale kanë raportu...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar përgjatë rrugëve të migrimit në mbar&...
foto ilustruese PARIS- Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekad&eum...
ANGLI- Më shumë se 10,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin An...
SHBA- Meta po lançon një aplikacion të pavarur për inteligjencë artificiale dhe po konkurron me krijuesin e ChatGPT, OpenAI. Kompan...
VATIKAN- Një kardinal i dënuar për krime financiare nga Vatikani tha të martën se nuk do të marrë pjes&...
RUSI- Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Gipper gjatë një takimi me gazetarët u shpreh se Rusia dëshiro...
RUSI- Vladimir Putin, President i Rusisë për më shumë se 25 vjet, ka krijuar një rreth të ngushtë bashkë...