Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
KOSOVË- Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan, Stuart B. Munsch, tha të premten se qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi, panevojshëm përshkallëzojnë tensionet e brendshme dhe rajonale.
Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s. Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, pason në këtë post gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash. Admirali Munsch tha se dialogu është kuadri për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Duke vepruar jashtë këtij dialogu, duke vepruar pa përkushtim të vërtetë ndaj këtij dialogu ose grindjet për atë që se çfarë duhet të përfshihet apo përjashtohet nga ky dialog, janë veprime që nuk do të arrijnë asnjë siguri kuptimplotë. Për më tepër, qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë këtij dialogu, në mënyrë të panevojshme përshkallëzojnë tensionet e brendshme dhe rajonale dhe dëmtojnë në mënyrë të panevojshme emrin e tyre si partnerë të besueshëm ndërkombëtarë”, tha ai.
Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.
Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën e Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave, mes kritikave të perëndimit dhe reagimeve të Beogradit dhe përfaqësuesve politik serb në veri.
Admirali Munsch tha se politika e NATO-s për urën mbi lumin Ibër është që të mos hapet në këtë kohë dhe çështja të trajtohet në dialogun ndërmjet palëve.
“Është një çështje politike në këtë pikë, jo një çështje ushtarake. Dhe arsyeja pse nuk do të jetë e hapur tani është për shkak të gjasave se mund të shkaktojë rrezik për mjedisin e sigurt dhe lirinë e lëvizjes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për një mjedis të sigurt për të gjithë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të punojnë së bashku me NATO-n në mbrojtjen e vendit dhe paqes.
“Por në të njëjtën kohë në mbrojtjen e sovranitetit, integritetit tonë territorial, pavarësisë sonë si dhe parimeve të sundimit të ligjit”, tha ajo.
Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione. Por, bisedimet 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve kanë shënuar përparim të paktë, ndërsa një marrëveshje për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar as që ka filluar të zbatohet./VOA
Foto ilustruese GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premten se vendi i tij do ta mbështesë Kievin ...
SHBA- Florida ka filluar pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara dhe rregullimin e linjave të energjisë elektrike pasi uragani Milto...
Foto ilustruese IZRAEL- Kur filloi operacionin e tij tokësor në Liban, Izraeli tha se qëllimi ishte të largonte grupin militant libanez...
Gazetarja UKRAINË- Ukraina njoftoi të premten se po heton vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshchyna e cila ishte në burg në Rusi...
Pritja e ministrit turk KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare...
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha të premten se kishte shqetësim të thellë në Azi rreth perspektivës së p...
SERBIA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten në Beograd se marrëdhëniet në mes të Turqisë d...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Dritat Veriore kanë dhuruar spektakël me ngjyrat e tyre në qiellin e natës në Mbretërinë e ...
KOSOVA- Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në...
foto ilustruese SHBA- Çmimin Nobel për Paqe 2024 e ka fituar organizata japoneze Nihon Hidankyo, për përpjekjet e saj "për t&eum...