BOTA

Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët i jep Ukrainës 100 milionë dollarë: Përgatitja për dimër është prioritet

r.ll Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 07:45
Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët i jep Ukrainës 100
zelensky dhe filippo

UKRAINË- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të sigurojë një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën për ta ndihmuar atë të përgatitet për dimër, njoftoi të martën zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti Zelenskyy u takua me Komisionerin e Lartë, Filippo Grandi, gjatë vizitës së pestë të kreut të UNHCR-së në Ukrainë që kur forcat e armatosura ruse pushtuan vendin në shkurt 2022.

“Ne vlerësojmë njoftimin se një paketë e re ndihme nga UNHCR me vlerë 100 milionë dollarë do të vihet në dispozicion për të përgatitur Ukrainën për dimër. Duke pasur parasysh granatimet e pandërprera të objekteve energjetike, kjo është një ndihmë shumë e rëndësishme”, vuri në dukje Zelenskyy në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga shërbimet e tij.

Ai shtoi se Ukraina kishte nevojë për ndihmë të mëtejshme për të riparuar shtëpitë e dëmtuara dhe për të ngritur strehimore në shkolla dhe spitale në mënyrë që refugjatët të mund të kthehen në vend. Nga ana e tij, Grandy tha përmes X se ai siguroi presidentin ukrainas se UNHCR do të vazhdojë të "qëndrojë pranë qeverisë së tij", duke ofruar ndihmë për të prekurit nga lufta.

“Përgatitja për dimër është prioritet”, vazhdoi ai, duke sqaruar se përtej 100 milionëve të zotuara që do të vihen në dispozicion, agjencia e tij “do të vazhdojë të mobilizojë burimet”.

Grandi vizitoi gjithashtu një spital për fëmijë në Kiev, ku dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën , duke përfshirë shtatë fëmijë, gjatë bombardimeve ruse këtë muaj. “Asnjë vend nuk duhet të jetë më i mbrojtur se spitali i fëmijëve. E megjithatë, ai u godit nga një raketë më 8 korrik”, ka shkruar ai.

Kievi akuzoi Moskën për shënjestrimin e drejtpërdrejtë të spitalit. Pala ruse e mohoi këtë, me burime në Moskë që thanë se objektivat ishin infrastruktura energjetike dhe ushtarake aty pranë. UNHCR vlerëson se ka 6.5 milionë refugjatë nga Ukraina për shkak të luftës, ndërsa të paktën 3.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

volodymyr zelenskyy filippo grandi lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë