Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
Një aksident me tre automjete është regjistruar në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë...

BRUKSEL- Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Europian (KE) do të miratojë dhe bëjë publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces. Do të jetë kjo paketa e fundit që miratohet nga përbërja e tashme e Komisionit, i cili është në largim e sipër. Sipas planit, kjo pritet të ndodhë në takimin e Kolegjit të KE-së, më 30 tetor në Bruksel.
Plani i mëhershëm ishte që këto dokumente të miratoheshin më 16 tetor, por u shty për dy javë, për shkak të disa rrethanave. Kur ishte përmendur 16 tetori për miratimin e paketës së zgjerimit, besohej se Komisioni i ri Evropian do të ishte i gatshëm ta niste mandatin që më 1 nëntor. Por, ndërkohë, seancat për dëgjimin dhe votimin e kandidatëve për komisionarë të rinj u shtynë për dy javët e para të nëntorit, ndaj Komisioni i ri nuk do të jetë gati para 1 dhjetorit.
Sipas burimeve nga BE-ja, të cilat kanë pasur mundësi t’i shohin raportet e progresit në versionet e tyre të punës, pra si drafte, kësaj radhe pritet që ato të theksojnë një lloj përparimi për të gjitha vendet kandidate dhe për Kosovën si të vetmen “kandidate potenciale”.
Qëllimi i Komisionit është që, në njërën anë, të jetë objektiv në vlerësimin e gjendjes reale të vendeve nga procesi i zgjerimit, por, në anën tjetër, të mos jetë shumë kritik ndaj tyre, me qëllim që ta evitojë mundësinë që ndonjë vend anëtar i BE-së t’i përdorë pikërisht këto raporte për ta penguar avancimin e procesit.
Në pjesën politike të dokumentit strategjik për zgjerimin do të nënvizohen të arriturat kryesore gjatë vitit të fundit. Në mesin e tyre pritet të përmendet vendimi i Këshillit Europian nga dhjetori i vitit 2023 për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pastaj vendimi me kusht për t’i hapur negociatat edhe me Bosnje e Hercegovinën, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat Gjeorgjisë.
Mali i Zi, gjithashtu, shënoi një hap përpara me miratimin e raportit kalimtar për përmbushjen e kritereve nga kapitulli 23, që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Shqipëria, vetëm disa ditë para miratimit të Raportit të ri të Progresit për të, e hapi grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE.
Të gjitha këto dhe të tjera do të përfshihen si të arritura në raportet e progresit për këto vende dhe në dokumentin për strategjinë e zgjerimit. I vetmi vend për të cilin nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim, është Kosova. Ajo e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 aplikacionin për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë nuk është shqyrtuar ende. Kështu, Kosova mbetet e vetmja nga dhjetë vendet e procesit të zgjerimit, që nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Por, edhe për Kosovën, Raporti i Progresit pritet të jetë voluminoz dhe të analizojë reformat dhe performancën në të gjitha fushat, sikurse për të gjitha vendet tjera nga ky proces. Raporti i Progresit për Kosovën dhe ai për Serbinë pritet të përmbajnë kritika për të dyja këto vende për mungesë të gatishmërisë për t’i zbatuar obligimet që dalin nga dialogu i tyre për normalizimin e marrëdhënieve, i lehtësuar nga BE-ja.
Kjo nuk do të jetë ndonjë befasi, pasi pakënaqësinë për mungesën e përparimit në dialog, në BE e kanë shprehur tashmë edhe publikisht. BE-ja vazhdimisht rikujton Kosovën dhe Serbinë se rrugëtimi i tyre evropian varet edhe nga dialogu për normalizimin e raporteve mes tyre. Një e arritur në raportet mes BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Planit për Rritje dhe Reforma.
Fjala është për një paketë prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante pa kthim, ndërsa pjesa tjetër është në formën e kredive të favorshme. Me këtë paketë synohet t’u ndihmohet vendeve të rajonit që të përgatiten për përparimin drejt integrimit në BE. Pjesa që do të kërkojë më shumë nga vendet e rajonit në këto raporte të progresit, ka të bëjë me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat e administratës publike.
Ndonëse ka dallime mes vendeve kandidate sa i përket nivelit të progresit në këto fusha, të gjitha janë ende larg nga arritja e nivelit që kërkon BE-ja. Komisioni Europian pritet që, në veçanti, të bëjë ftesë për më shumë progres në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, për respektimin e lirisë së shprehjes dhe për depolitizimin e administratës publike. Nga vendet e rajonit edhe me këto dokumente pritet të kërkohet që të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e migrimit, përfshirë përshtatjen me politiken e azilit dhe të vizave të BE-së.
Pasi të miratohen nga Komisioni Evropian, këto raporte të progresit dhe paketa e zgjerimit do të shqyrtohen në muajin dhjetor edhe në Këshill nga vendet anëtare. Në bazë të tyre, pritet edhe të merren vendime për hapjen apo mbylljen e kapitujve në procesin e negociatave të anëtarësimit për disa vende kandidate, sidomos për Malin e Zi dhe për Serbinë. Gjithashtu, gjatë muajit dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i përbashkët i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor./ REL
LINDJE E MESME- Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin n&eum...
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi m&eu...
UKRAINA- Kremlini nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë në një kohë më të mirë se k...
LIBAN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ditën e sotme ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati për tensionet...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Ev...
HAMAS- Hamasi, në të kaluarën e tij, ka humbur shumë liderë, por pas çdo eleminimi ka lufuar edhe më fortë. Sig...
GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me ...
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së b...
HAMAS- Shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit janë vrarë që nga sulmi i grupit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ...
RAFAH- Pamjet e sulmit ndaj liderit të Hamasit, Yahya Shinwar, janë publikuar nga ushtarët izraelit të shoqëruara nga dëshm...