Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

KOSOVË- Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije KOST, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet e tyre për shqyrtim të tarifave për vitin 2025. Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Këtë e ka bërë të ditur, kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.
Më tej, ai ka bërë me dije nga fundi i muajit të ardhëm do të dalin me propozime për këtë çështje.
“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”.
Kompanitë në fjalë, në kërkesat e tyre kanë përdoru të njëjtat arsyeje për ndryshimin e tarifave.
“Furnizuese me Shërbim Unvesial(FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Shërbim Universal (Rregullin për të Hyrat e FSHU-së”. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë”.
Edhe kompania KEDS ka përdorur të njëjtat arsyeje për ndryshim të tarifave.
“Përmes kësaj letre, ju dërgomë Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale të përgatitur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) për vitin 2025. Ky Aplikim është hartuar në përputhke me Rregulloren për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Operatorit Sistemit Shpërndarjes(Rregulla për të Hyrat e OSSH) dhe njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 20 dhjetor 2024, për hapjen e procesit për përshtatjen vjetore të të hyrave dhe tarifave për vitin 2025”, është thënë në kërkesën e KEDS-it.
Në kërkesën e tij edhe KOSTT ka përmendur arsyet se pse duhet të ndryshohen tarifat.
“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me datën 20 dhjetor 2024 ka hapur procesin e azhurnimeve vjetore të të hyrave të lejuara maksimale për operatorët e rregulluar për vitin 2025 duke u bazuar në Rregulla për të hyrat e lejuara të licencave. KOSTT ka përgatiti aplikacion për azhurnimet vjetore të të hyrave ku janë paraqitur të dhënat e realizuara për viti 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025”, është thënë në kërkese e KOSTT.
Ndaj kërkesave të kompanive për rritje të çmimit të energjisë ka reaguar opozita. Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë drejtuar gishtin nga Qeveria Kuti. Ata kanë bërë me dije se qeveria aktuale e ka përgatitur terrenin për ngritje të çmimit të rrymës. Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka thënë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.
“Është afati kohor ligjor i shikimit të tarifave dhe institucionet e shtetit duhet të parapërgatiten për këtë fazë. Nga ajo që shihet, qeveria në shkurt e ka përgatitë terrenin për një rritje të çmimit të energjisë për muajin që vjen e kjo s’do duhej të ndodhte”, ka thënë Shala.
Ai ka akuzuar Qeverinë për vazhdimin e logjikës së keqqeverisjes në sektorin energjetik. Kurse, kandidati për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se qytetarët e Kosovën kanë të drejtë të dinë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti se në këtë mandat nuk ka bërë asnjë investim për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.
“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike? Në mandatin e kaluar, kjo qeveri dyfishoi çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh. Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./ Monitor
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje ekonomike kornizë që do të përfshijë qasjen amerika...
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi mbrëmjen e së martës planin e Presidentit Trump për uljen e taksave dhe për kufirin, du...
SHBA- Shkencëtarët thonë se Toka nuk rrezikohet më nga një asteroid i zbuluar kohët e fundit. Pas dy muajsh vëzhgimesh, shk...
BRITANI- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të martën se Britania do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen deri në vitin 2027, p...
GJERMANI- Dy politikanë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, të cilët u mënjan...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane n&...
Foto ilustruese ESTONI - Estonia ka njoftuar një iniciativë të re të inteligjencës artificiale (AI) që do t'u sigurojë s...
KONGO- Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve q&eum...
SHBA- Një tragjedi është shmangur në aeroportin Midway të Çikagos në SHBA të martën. Siç raportohet nj&e...
RUSIA- Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim më të balancuar” të Shteteve t&...